LAJMI I FUNDIT:

Zekiri: Banorët e Mavrovës dhe Rostushës kanë problem me arinjtë, të shpallet gjendje krize në këtë rajon

Zekiri: Banorët e Mavrovës dhe Rostushës kanë problem me arinjtë, të shpallet gjendje krize në këtë rajon

Deputetja e LSDM-së, Belkisa Zekiri thotë se nevojitet intervenim i shpejtë në komunën e Mavrovë dhe Rostushë pasi banorët kanë problem me arinjtë.

Ajo në Kuvend tha se pas koordinimit me institucionet, kanë kërkuar që në këtë rajon të shpallet gjendje krize.


“Nevojitet intervenim i shpejtë, respektivisht dislokim i arinjve nga vendbanimet, për këtë, gjatë ditës së djeshme Këshilli i komunës së Mavrovë dhe Rostushës parashtroi kërkesë në QMK dhe deri te Qeveria e RMV-së që në territorin e vendit tonë të shpallet gjendje krize, me qëllim që të merren masa për mbrojtjen e banorëve, ku institucionet përkatëse do të kenë mundësinë të reagojnë menjëherë në këtë problem, sepse besoj që asnjëri prej nesh nuk dëshiron që kjo të përfundojë me humbjen e jetës së ndonjë njeriu, sepse ariu nuk lëviz më nëpër oborre, por ariu hyn në vetë shtëpitë e banorëve, e përsëris, ariu futet në vet shtëpitë”, theksoi deputetja Zekiri.