LAJMI I FUNDIT:

Zeka: Varrezat e familjes Jashari u ndërtuan nga një turk, jo nga Qeveria e Kosovës

Zeka: Varrezat e familjes Jashari u ndërtuan nga një turk, jo nga Qeveria e Kosovës

Deputeti i “Nisma për Kosovën”, Milaim Zeka ka theksuar se varrezat e familjes Jashari janë ndërtuar nga një turk. Ai në foltoren e Kuvendit ka thënë se në kohën kur pati theksuar se janë vjedhur para edhe në varrin e Adem Jasharit, nuk ka qenë krejt e kotë.

“Kur kam thënë se janë vjedhur pare edhe në varr të Adem Jasharit, unë e kam ditur çka po flas”, ka theksuar Zeka.


“Varrezat në Prekaz nuk janë bërë nga buxheti i Qeverisë, ato janë rregulluar nga një turk me para nga xhepi i vet”, ka thënë Zeka në foltoren e Parlamentit të Kosovës.

Për çështjen e kompleksit memorial të familjes Jashari,  kanë folur edhe deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu – Kamishi dhe deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj.

Haxhiu ka thënë se amendamenti i miratuar në Kuvend, do duhej t’i hapte rrugë konservimit dhe restaurimit të shtëpive muze në lagjen Jasharaj në Prekaz, por sipas tij, Agjencioni për mbrojtjen e Komplekseve Memoriale nuk bëri punën e duhur.

“Përkundër ndarjes së mjeteve financiare, kodit buxhetor për restaurimin dhe konservimin e shtëpive muze, puna nuk ka filluar as atëherë, as sot, e për më keq mjetet e planifikuara nuk u shpenzuan, ato u ridestinuan e disa nga to shkuan edhe në suficit”, tha ai.

Duat Haradinaj ka theksuar se nëse nuk merren masa, atëherë kullat e Jasharajve do të shembet.

Sipas tij, në legjislaturën e mëparshme, ka kaluar Ligji për Kompleksin Memorail Adem Jashari, pastaj ka rënë Kuvendi dhe ky ligj është kthyer në pikën zero.

“Ka dy javë që kemi kërkuar që ky ligj të procedohet dhe të amendamentohet sa më shpejt dhe ta merr drejtimin e duhur dhe të zgjidhet sa më shpejt ky problem. Edhe një fakt, nuk po dua të hyj në detaje por është e vërtetë që ka pasur fonde të ndara për kompleksin memorial tash e sa vite. Ka pasur një projekt nga një arkitekt Perparim Rama, e që ka mbetur në sirtar e që nuk dihet ku ka mbetur”, theksoi Haradinaj”, ka shtuar Haradinaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori