LAJMI I FUNDIT:

Zeka: Qeveria duhet t’i marr parasysh kërkesat e biznesit pas gjendjes së Coronavirusit

Zeka: Qeveria duhet t’i marr parasysh kërkesat e biznesit pas gjendjes së Coronavirusit

Oda Ekonomike e Kosovës, Oda Ekonomike Amerikane, Oda e Afarizmit, Klubi i Prodhuesve dhe Shoqata e Kontabilistëve të Certifikuar, përmes një konference për media kanë prezantuar kërkesat për masat që duhet marrë karshi pandemisë COVID-19 dhe efektet mbi sektorin privat dhe ekonominë.

Këto oda i kanë propozuar qeverisë që të marrë vendim për riprogramimin e kredive të bizneseve dhe qytetarëve, shtyrjen e afatit për raportimet financiare dhe qartësimi për masat e ndërmarra nga qeveria për parandalimin e përhapjes së Coronavirusit.


Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, ka ftuar qeverinë që të ketë parasysh kërkesat e biznesit.

Bizneset kërkojnë vendime të shpejta nga Qeveria e Kosovës pas gjendjes së Coronavirusit
Lexo po ashtu Bizneset kërkojnë vendime të shpejta nga Qeveria e Kosovës pas gjendjes së Coronavirusit

“Qeveria duhet të dal me patjetër me një fushatë vetëdijesimi të gjer ashtu që të ndihmojë në shmangien e panikut, meqenëse ajo çka kemi vënë re edhe ditëve të kaluara ndoshta është edhe arsyeja kryesore pse edhe punonjësit refuzojnë të dalin në vendet e punës, është për shkak të panikut të shtuar. Megjithatë duhet të tregojmë që ekziston një kërcënim nga kjo pandemi botërore, por jo në nivelin i cili duhet të shkaktoj panik të pakontrolluar dhe rrjedhimisht edhe veprime të pakontrolluara nga ana e qytetarëve, nga ana e bizneseve dhe nga ana e punonjësve. Ne si asociacione të bizneseve dje i kemi informuar bizneset tona që të kërkojnë nga punonjësit e tyre që të dalin në punë, megjithatë janë disa sektor të caktuar siç është prodhimtaria, tregtia edhe me shumicë dhe pakicë, është ndërtimtaria, janë disa shërbime përfshirë këtu edhe shërbimet bankare punët e të cilave nuk mund të kryhen nga shtëpia. Sektori ynë privat, në veçanti prodhimtaria është në gjendje më të brishtë dhe vonesa e ndërmarrjes së masave mbrojtëse për këto lloj biznesesh do të sjell pasoja të pariparueshme”, tha ai. /Telegrafi/