LAJMI I FUNDIT:

Zejnullahu për Rregulloren e re të KPM-së: Për herë të parë do të vihet në funksion kufizimi i sasisë së ‘shitjes së kohës’ nga mediat për partitë politike

Zejnullahu për Rregulloren e re të KPM-së: Për herë të parë do të vihet në funksion kufizimi i sasisë së ‘shitjes së kohës’ nga mediat për partitë politike

Të hënën, Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), ka miratuar Rregulloren për obligimet e shërbimeve mediale gjatë fushatës zgjedhore.

Rregullorja e miratuar synon implementimin e Kapitullit VIII “Mediat gjatë fushatës së zgjedhjeve”, të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, që përcakton obligimet e medieve ndaj subjekteve politike gjatë fushatës zgjedhore.

Përmes dispozitave të kësaj Rregulloreje, mes tjerash përcaktohet edhe qasja e drejtë dhe e paanshme nga mediet gjatë fushatës së zgjedhjeve.


Për miratimin e kësaj rregullore u diskutua në emisionin “Përballje”, me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu, ku të ftuar ishin Ardita Zejnullahu, drejtore ekzekutive e Asociacioni i Mediave të Pavarura Elektronike të Kosovës dhe Jeton Mehmeti, kryetar i Komisionit të Pavarur të Mediave.

Zejnullahu në emision u shpreh se janë disa ndryshime të reja që kanë ndodhë me miratimin e kësaj rregullore, ku bëhet fjalë për ‘shitjen e sasisë së kohës’ që mediat e bëjnë për partitë politike.

“Nga ajo çka prezantoi Jetoni, domethënë me ndryshimet e reja që kanë ndodhë në ligj ka qenë çështja më diskutabile edhe që për herë të parë është vënë në funksion këtu në Kosovë, blerja, respektivisht shitja e sasisë së kohës në të cilën mediat ia shesin partive politike apo të cilën partitë politike e blejnë prej mediave. Të gjitha mediat kanë qenë njëzëri të mos caktohet orari prej kur duhet të është shitet ajo kohë, e nga ajo çka tha Jetoni, duket se orari i paska mbetur”, theksoi ajo.

Foto: Ridvan Slivova

Zejnullahu thotë se ata kanë kërkuar që të bëhet kufizimi i shitjes së kohës.

“Do me thënë, na kemi i thënë që kufizojeni, po ju detyron ligji me bë njëfarë lloj kufizimi të shitjes së kohës, atëherë kufizoni ashtu siç e thotë ligji, sasinë e kohës së imitimit, jo në orare të kufizimit. Për shkak se e mendojmë se kjo është diskriminuese për audiencat e ndryshme edhe e kemi mendu që ajo duhet të lihet në diskrecionin e mediave për të vendosur kur duan me aloku atë kohën e shitjes  për parti politike. E, prej prezantimit të Jetonit po e shoh që është marrë parasysh në njëfarë forme, kjo se sa minuta në ditë duhet të shesin mediat e partitë politike”, potencoi ajo.

Tutje, ajo tha se limiti i propozuar ka qenë 96 minuta dhe se kjo tashmë ka rënë në 90 minuta, e që është njëfarë optimale e garantuar.

Në intervistë, Zejnullahu shprehu edhe disa shqetësime rreth orarit.

“Realisht mu po më brengos që ky lloj i orarit të kufizuar prej orës dymbëdhjetë në njëzet e katër, që në njëfarë forme paska mbete. Për faktin se ligji nuk e kërkonte në atë formë, më tepër ka qenë insistimi i KPMM-së”, u shpreh Zejnullahu.

Ardita Zejnullahu, Drejtore Ekzekutive, AMPEK Foto: Ridvan Slivova

Ndryshe, me miratimin e rregullores parashihet që mediet të cilat vendosin të organizojnë programin e tyre gjatë fushatës zgjedhore, duhet të deklarohen tek KPM nëse do të mbulojnë fushatën jo më larg se shtatë ditë kalendarike, para fillimit të fushatës zgjedhore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Lajme
Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
Kalo në kategori