Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka deklaruar se në takimin e 14 shtatorit që pritet të mbahet në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi pret që të mos ketë kushtëzim dhe bllokim të marrëveshjes duke vënë vëmendjen vetëm te njëra pikë e saj.
Kryeziu në RTV Dukagjini ka thënë se ky takim duhet të jetë fer, i drejtë dhe i balancuar dhe se pret që të ketë finalizim të planit të sekuencuar të zbatimit të marrëveshjes bazë.
“Varet nga dinamikat e brendshme të takimit, ne e dimë se çfarë mund të presim nga ky takim në vija të trasha, presim finalizimin e planit të sekuencuar të zbatimit të marrëveshjes, por ky takim duhet të jetë fer, i drejtë dhe i balancuar. Mos të ketë kushtëzim dhe bllokim të marrëveshjes duke vënë vëmendjen vetëm te njëra pikë e saj. Pikat e marrëveshjes bazike zbatohen në mënyrë të pavarura nga njëra tjetra”, ka deklaruar Kryeziu.
Ndër të tjera, Kryeziu ka akuzuar Serbinë për shkelje të marrëveshjes bazë që kur është dakorduar në Bruksel e nënshkruar në Ohër.
Ai ka thënë se nga ana e Bashkimit Evropian ka munguar një kritikë më e ashpër ndaj Serbisë karshi sjelljes së saj.
“Ka pas ngecje në kuptim të zbatimit e kjo për shkak të qasjes së Serbisë dhe kushtëzimeve të saj. BE-ja e ka këndvështrim e vet dhe të qartë ndoshta jo aq sa e thotë publikisht por kanë kaluar gjashtë muaj prej dakordimit të marrëveshjes bazike, prej atëherë përveç që është minuar, është shkelë me dhjetëra herë në mënyrë flagrante, shkelje me dy këmbë, duke votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. Kjo është evidente, nuk ka nevojë të bindet ndokush, ka munguar një kritikë më e ashpër e BE-së ndaj sjelljes së Serbisë”, ka vijuar ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
Dashtevski: Jemi të përgatitur për zgjedhjet, rezultatet e para do të shpallen para mesnate
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit