LAJMI I FUNDIT:

Zëdhënësi i LVV-së: Kriza humanitare po bëhet e pashmangshme, qeveria Hoti duhet të rrëzohet në dobi të interesit publik

Zëdhënësi i LVV-së: Kriza humanitare po bëhet e pashmangshme, qeveria Hoti duhet të rrëzohet në dobi të interesit publik

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Përparim Kryeziu ka thënë se kriza humanitare po bëhet e pashmangshme, pasi për dy muaj siç tha ai “keqqeverisje dhe keqmenaxhim”, në Kosovë janë regjistruar 8740 raste totale me COVID-19, 2670 raste aktive dhe 270 vdekje.

Kryeziu përmes një postimi në Facebook, tha se derisa qeveria Kurti u rrëzua në dëm të interesit publik, qeveria Hoti duhet të rrëzohet për dobinë e interesit publik.


Ai tha se për tre muaj qeverisje sa kishte Qeveria Kurti, kishin arritur ta menaxhonin mirë pandeminë dhe vendi po shkonte drejt normalizimit.

“Përgjatë tre muajve të menaxhimit me pandeminë nga Qeveria Kurti, Kosova kishte të regjistruara 1142 raste total, 241 raste aktive dhe 30 vdekje. Pandemia po menaxhohej mirë, vendi po shkonte drejt rimëkëmbjes. Për dy muaj keqqeverisje dhe keqmenaxhim, Kosova ka të regjistruara 8740 raste totale, 2670 raste aktive dhe 270 vdekje. Kriza humanitare po bëhet e pashmangshme. Qeverinë Kurti e rrëzuan përkundër pandemisë e në dëm të interesit publik, kurse qeveria e Hotit duhet të rrëzohet pikërisht për shkak të pandemisë e në dobi të interesit publik”, shkruan Kryeziu. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Serbia po frikëson dhe shantazhon qytetarët e Kosovës"- Qeveria shpalos detaje tjera nga biseda telefonike Kurti-Macron

Lajme
Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Komunat
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Kalo në kategori