LAJMI I FUNDIT:

Zëdhënësi i AAK-së kritikon ministren Nagavci: Manipulatore atëherë, manipulatore sot

Zëdhënësi i AAK-së kritikon ministren Nagavci: Manipulatore atëherë, manipulatore sot
Nagavci në vitin 2019

Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Lulezim Blaka, ka hedhur kritika ndaj ministres së Arsimit Arbërie Nagavci.

Ai ia ka thënë se në kohën kur kreu i AAK ishte kryeministër, ka pas një bashkëpunim të shkëlqyer mes qeverisë dhe sindikatës së arsimit, Ligji i Pagave ishte miratuar në Kuvend, dhe se qeveria Haradinaj kishte miratuar kompensimin e mësimdhënësve të viteve 1990 – 1998.


“Në kohën kur ishte kryeministër Ramush Haradinaj, kur kishte një bashkëpunim të shkqlqyer mes qeverisë dhe sindikatës së arsimit, kur Ligji i Pagave ishte miratuar në Kuvend, kur qeveria Haradinaj kishte miratuar kompensimin e mësimdhënësve të viteve 1990 – 1998, kjo zonja që sot është ministre e Arsimit, dilte në konferenca dhe mundohej me çdo kusht të nxiste greva e duke sajuar probleme në arsim për t’ia faturuar qeverisë Haradinaj”, ka shkruar Blaka.

Ndër të tjera Blaka tha se ministrja Nagavci, po tallet me sindikatën dhe aktivizon siç thotë ai “falangat fashiste” të internetit për të hedhë vrerë mbi mësimdhënësit.

“Tani, kur vet znj.Nagavci është ministre e partia e saj e ka pushtetin, kur mësimdhënësit janë në gjendje të rëndë ekonomike e arsimi po ashtu në gjendje të tmerrshme, e kur Ligji i Pagave nuk është askund, zonja ministre del dhe krekoset për punën e saj, tallet me sindikatën dhe aktivizon falangat fashiste të internetit për të hedhë vrerë mbi mësimdhënësit.
Manipulatore atëherë, manipulatore sot. Vetëm stili i flokëve, tash si ministre, pak më i avancuar”, ka shkruar Blaka.

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori