LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet vendbanimi 8000-vjeçar në Shqipëri

Zbulohet vendbanimi 8000-vjeçar në Shqipëri

Një tjetër vendbanim parahistorik, është zbuluar në afërsi të rrugës Pogradec-Drilon.

Një ekip arkeologësh të Institutit të Arkeologjisë Shqiptare prej pak ditësh kanë nisur në këtë zonë fazën e tretë të gërmimeve studimore.


Sipas drejtueses shkencore të projektit, arkeologes Edlira Andoni, kemi të bëjmë me një vendbanim i cili i përket periudhës së Neolitit të hershëm, rreth 7800-8000 vjeçar, pra më i hershëm se vendbanimi i tipit “palafit” në Buqezë.

“Jemi në sezonin e tretë të gërmimeve në vendbanimet e neolitit të hershëm. Gjatë të tri sezoneve kemi rezultate rreth veprimtarisë njerëzore në këtë vendbanim. Kemi tre datime me radiokarbon që tregojnë kohëzgjatje të vendbanimeve. Deri tani kemi të dhëna për organizimin e vendbanimit, organizimin e banesave dhe botëkuptimin e banorëve”, thotë Andoni.

Tipologjia e ndërtesave në të është mjaft e veçantë, sipas arkeologëve kemi të bëjmë me ndërtesa të cilat kanë qenë deri në dy kate, ndërsa vendbanimi mendohet të ketë pasur një sipërfaqe rreth 2 hektarë.

“Banesat janë të ndërtuara me trarë drurësh që kanë qenë të veshura me baltë. Kemi gjetur edhe fara të karbonizuara të drithërave, që tregojnë për aktivitet bujqësore të kësaj popullsie. Kemi gjetur kocka kafshës, që tregon se këta njerëz rrisnin dhe ushqeheshin me kafshë të buta. E rëndësishme për ne është që të kuptojmë përtej organizimit social dhe atij ekonomik”, thotë Andoni.

Korça është e njohur për vendbanimet e neolitit dhe gjithë periudhat e historisë, thotë Andoni.

“Ndërsa në Pogradec do të thosha që ky është vendbanimi më i hershëm, pasi daton në mijëvjeçarin IV para Krishtit”, shton ajo.

Për drejtorin e Turizmit dhe Trashëgimisë Kulturore në Pogradec Ledjan Zeqollari ky vendbanim është një tjetër vlerë e shtuar për turizmin e Pogradecit.

“Këto e shtojnë hartën turistike të qytetit, që do të tërheqin interesin e vendasve dhe të huajve”, tha Zeqollari./A2/

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Lajme
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Lajme
Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë -  kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë - kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Lajme
Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Lajme
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Kalo në kategori