Zbulohet skandali i Katarit para Kupës së Botës: Marketing i korruptuar, duke përdorur tifozët për përmirësimin e imazhit të tyre

Një grup prej 40 tifozësh nga Anglia po paguhen për të qenë ‘spiunë’ gjatë Kupës së Botës në Katar.
Me turneun që do të nisë në më pak se tre javë, përgatitjet për një nga ngjarjet më të mëdha sportive në botë janë duke u zhvilluar mirë.
Tifozët janë paralajmëruar tashmë për sjelljen e tyre të mundshme kur shikojnë ndeshjet në Lindjen e Mesme, me rregullat rreth alkoolit, drogës dhe madje edhe veshjet e tyre.
Por, burimet kanë konfirmuar se disa tifozë nga mbarë bota, po ngarkohen të promovojnë mesazhe pozitive për pjesëmarrjen në Kupën e Botës dhe të ndihmojnë për të mbajtur pamjen e mirë sa më lartë, sipas rregullave të shumta të përcaktuara për tifozët që po shkojnë në Katar.
Pjesa e çmendur është se ata të gjithë do të marrin një udhëtim dhe akomodim falas, si dhe do të paguhen për të ndërmarrë këtë detyrë të çuditshme.
Sipas The Times, një grup prej 40 tifozësh të Anglisë po paguhen nga Katari për të marrë pjesë në Kupën e Botës, me udhëzime për të dhënë mesazhe pozitive për përvojën, për të kënduar këngë të caktuara kur kërkohet dhe për të raportuar postime kritike në mediat sociale.
Burimet kanë konfirmuar se ky grup do të marrë fluturime falas dhe akomodim në apartament, 60 euro në ditë për shpenzimin e parave të ngarkuara në një kartë Visa dhe bileta falas pasi të nënshkruajë një “kod sjelljeje”.
Në thelb, gjithçka paguhet për aq kohë sa ata mund t’i përmbahen udhëzimeve që u janë dhënë.
Një shembull i detyrave të tyre është se të gjithëve u janë dhënë bileta për ceremoninë e hapjes dhe u është thënë të këndojnë në kohën e duhur për kamerat televizive.
Drejtuesve të grupit të tifozëve u është lëshuar një dokument që i ka udhëzuar për sjelljen e tyre gjatë ceremonisë: “Në festimin e tifozëve në mbarë botën, në periudhën prej pesë minutash, do të shfaqen këngët e tifozëve nga çdo komb dhe ju do të griheni në këmbë, të këndoni këngët, të valëvisni flamujt tuaj dhe të përfaqësoni vendin tuaj”.
Thuhet se me shkronja të zeza është “Jini gati me fanellën, flamujt dhe shallet tuaja për të brohoritur dhe bërtitur” – nëse tingëllon jokonvencionale, atëherë kjo është për shkak se është.
E gjithë ideja është refuzuar dhe nuk është miratuar nga federatat e futbollit apo nga shumë organe të tjera qeverisëse ndërkombëtare.
Reagimet nga tifozët në mbarë botën kanë qenë jashtëzakonisht negative ndaj skemës – Ronan Evain, drejtori ekzekutiv i Football Supporters Europe, pohoi: “Në rastin më të mirë ata janë vullnetarë për Kupën e Botës dhe në rastin më të keq ata janë një zëdhënës për komitetin suprem”.
Një tifoz i Francës i kishte thënë gazetës franceze Le Parisien se “Pavarësisht anës së shijshme të gjellës, unë preferova t’u qëndroja besnike vlerave të mia”.
Zbulimi i këtij informacioni është sigurisht diçka e pazakontë, pasi fansat po urdhërohen të veprojnë në një mënyrë të caktuar, për të qetësuar pushtetarët, të gjitha për një udhëtim falas. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Galatasaray dhe Fenerbahce ndahen në paqe në derbin më ndryshe në histori

Beteja për Scudetto: Interi, Napoli dhe Atalanta tri pikë në mes – a mund të futet edhe Juventusi në valle

Manchester City po përgatit revolucion – largohen shtatë yje, dihet katër zëvendësimet e tyre

Manchester United pushon edhe 200 punëtorë të tjerë, ndal edhe ushqimin për trajnerin dhe kategoritë e reja

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Manchester City po përgatit revolucion - largohen shtatë yje, dihet katër zëvendësimet e tyre

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Shumë zhgënjim me yjet e ekipit - Milani do t'i shes në verë tre lojtarët kryesorë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri