Drama mes Barcelonës dhe Xavi Hernandez ka marrë një kthesë tjetër sipas raportimeve të fundit ku thuhet se lojtarët janë të ndarë në dy pjesë sa i përket qëndrimit ose largimit të trajnerit.

Vendimi i Xavit për të ndryshuar qëndrimin e tij sa i përket largimit nga Barcelona këtë verë duket se ka shaktuar trazira brenda klubit.


Sidoqoftë, gjithçka ka ndryshuar gjatë ditëve të fundit me presidentin e klubit Joan Laporta i cili pritet të mbajë bisedime të vështira me Xavin gjatë ditëve të ardhshëm sa i përket komenteve të tij lidhur me situatën financiare të klubit.

Disa nga anëtarët e ekipit besohet se janë të hapur që Xavi të largohet muajin e ardhshëm mes thashethemeve se ata po keqtrajtohen nga ish-mesfushori spanjoll.

Kapitulli i fundit në këtë dramë pretendon se Raphinha e ka ofenduar vëllaun e Xavit dhe asistentin e tij Oscar Hernandez, pasi u zëvendësua në ndeshjen ndaj Valencias më 29 prill.

Reprezentuesi brazilian u largua nga loja teksa rezultati ishte i barabartë 2-2, dhe sipas Jijantes, Raphinha kishte reaguar me nervozizëm ndaj këtij vendimit, ku edhe i ishte komunikuar se nuk do të luante në ndeshjen e ardhshme.

Xavi reagoi ndaj ofendimit që Raphinha i bëri vëllaut të tij duke e lënë brazilianin në bankën rezervë në humbjen që pësuan me rezultat 4-2 ndaj Gironës në udhëtim./Telegrafi/

telegrafi sport app