LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet oferta e parë me para plus lojtar e Juventusit drejtuar Sassuolos për Locatellin

Zbulohet oferta e parë me para plus lojtar e Juventusit drejtuar Sassuolos për Locatellin

Juventusi thuhet se ka bërë një ofertë prej 30 milionë euroshplus mbrojtësin e ri Radu Dragusin për mesfushorin e Sassuolos dhe Italisë, Manuel Locatelli.

23-vjeçari ka qenë prej kohësh në radarin e Zonjës së Vjetër dhe ishte afër një lëvizje në Torino edhe verën e kaluar.

Është pikërisht për shkak të atij dështimi, gati që shumë në Itali besojnë se Locatelli e ka zemrën të vendosur te Bianconerët.


Klubi i vogël i Serie A që po i jep zemër të madhe Italisë – Sassuolo me dy yjet e saj ka pushtuar zemrat e italianëve
Lexo po ashtu Klubi i vogël i Serie A që po i jep zemër të madhe Italisë – Sassuolo me dy yjet e saj ka pushtuar zemrat e italianëve

Sidoqoftë, Sassuolo duhet të bindet dhe çmimi i kërkuar pritet të rritet pas paraqitjeve të tij të shkëlqyera në Euro 2020, duke përfshirë edhe dy gola në fitoren 3-0 ndaj Zvicrës.

Sipas mediumit Goal.com, Juve është i kujdesshëm ndaj një lufte ofertash dhe dëshiron ta bëjë marrëveshjen përpara se çmimi i tij të rritet më tej.

Propozimi i tyre i parë i vërtetë është me vlerë 30 milionë euro plus shërbimet e Dragusin, një mbrojtës 19-vjeçar nga akademia e të rinjve të Juves.

Rumuni është lidhur gjithashtu me një lëvizje huazimi në Genoa.

Sidoqoftë, çmimi i kërkuar për Locatelli është të paktën 40 milionë euro dhe rritet gjatë gjithë kohës, kështu që kjo ndoshta është vetëm një ofertë fillestare. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Man City bën gati 170 milionë euro për transferimin e dy lojtarëve nga i njëjti klub

Man City bën gati 170 milionë euro për transferimin e dy lojtarëve nga i njëjti klub

Premier League
Pasi dështuan me De Jong, Man Utd hidhet në sulm për një tjetër yll të Barcelonës

Pasi dështuan me De Jong, Man Utd hidhet në sulm për një tjetër yll të Barcelonës

Ndërkombëtare
Arteta merr vendim brutal, spanjolli i gatshëm të ‘përjashtojë’ shtatë yje të Arsenalit

Arteta merr vendim brutal, spanjolli i gatshëm të ‘përjashtojë’ shtatë yje të Arsenalit

Premier League
Transferimi i ri i Interit arrin në Itali për testet mjekësore

Transferimi i ri i Interit arrin në Itali për testet mjekësore

Serie A
Real Madrid merr një goditje të madhe – një tjetër lojtar humbet duelin ndaj Man Cityt

Real Madrid merr një goditje të madhe – një tjetër lojtar humbet duelin ndaj Man Cityt

Liga e Kampionëve
Barcelona ia lejon yllit të ekipit largimin në verë – pritet kalimi i tij në Ligën Premier

Barcelona ia lejon yllit të ekipit largimin në verë – pritet kalimi i tij në Ligën Premier

Premier League
Kalo në kategori