Zbulohet një "tunel i harruar nën qytet", ndalohet ndërtimi i supermarketit në Annaberg-Buchholz të Gjermanisë

Gjatë ndërtimit të një supermarketi të ri në Bahnhofstrasse në Annaberg-Buchholz të Gjermanisë, punëtorët zbuluan një “zgavër nëntokësore”.
Dhe hetimet zbuluan se bëhej fjalë për një tunel të vjetër minerar, i padokumentuar më parë, përcjell Telegrafi.
Tuneli thuhet se kalon nga lindja në perëndim dhe ndodhet afër sipërfaqes.
Ekspertët paralajmërojnë për rreziqe nga “zgavra të hapura dhe rrjedhje të mundshme të ujit”.
Për pasojë, ndërtimi është ndërprerë përkohësisht në zonën e prekur.
Nuk dihet ende nëse do të ketë vonesa të mëdha në përfundimin e projektit.
Kompania ndërtuese duhet të eksplorojë dhe mbushë profesionalisht zgavrat.
Autoritetet vendore dhe ato të sigurisë janë në terren për të mbikëqyrur situatën. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































