LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet mashtrimi i madh në qendrën e vaksinimit në Vjenë, pa marrë fare vaksina pajiseshin me certifikata – kërkonin para për këtë shërbim  

Zbulohet mashtrimi i madh në qendrën e vaksinimit në Vjenë, pa marrë fare vaksina pajiseshin me certifikata – kërkonin para për këtë shërbim  

Në qendrën “Austria Center” në Vjenë ku çdo ditë shkojnë mijëra njerëz që të marrin vaksinën kundër coronavirusit, policia ka zbuluar një mashtrim të mirë organizuar.

Kundërshtarët e vaksinimit në këtë qendër i ishte mundësuar që pa marrë vaksinën të marrin certifikatat për vaksinim, transmeton Telegrafi.


“Një numër i ‘deleve të zeza’ tentuan të pasurohen me certifikata të falsifikuara për vaksinim për kundërshtarët e vaksinimit – duke lëshuar certifikata të rrejshme për vaksinim. Bëhet fjalë për një mashtrim të mirë organizuar. Fillimisht morën para nga persona të caktuar, të cilët më vonë pa dhënë kurrfarë vaksine – i futën në sistem si persona të imunizuar”, pretendojnë në “Austria Center”.

Në këtë mashtrim ishin përfshirë disa persona që punonin në “stacione” të ndryshme gjatë procesit të vaksinimit, ka bërë të ditur organizata “Samariterbund”.

Në kabina të veçanta në certifikatat e vaksinimit janë vendosur vulat me konfirmim për vaksinim. Ky rast është zbuluar pasi që te një prej administratorëve u zbulua një numër i madh i vaksinave.

Në mesin e të dyshuarve nuk ka mjekë, e mashtruesit që u zbuluan kanë dhënë dorëheqje dhe ndaj tyre edhe ngritur padi.

Në “Austria Center” janë ndërmarrë masa shtesë të sigurisë, që probleme të ngjashme të mos përsëriten. Mjekja Ivet Zakarian tha për “Kronen Zeitung”, se ishte dëshmitare sesi një pjesëtar i sigurimit mori vulën dhe vulosi një certifikatë si dëshmi për vaksinim.

Madje ajo pranoi se ka pasur probleme sa i përket vjedhjeve se vulave të mjekëve, që “zhdukeshin” sa herë që mjekët dilnin në pauzën e drekës.

E pikërisht për këtë ka filluar të aplikohet një sistem i ri, ku çdo ditë vulat numërohen dhe i jepen mjekëve pasi të nënshkruajnë një dokument dhe gjatë çdo pauze dorëzohen në vende të caktuara ku ruhen mirë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Azia
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Tingujt e çuditshëm në mes të natës shqetësoi një grua dhe qentë e saj - një befasi rrëqethëse i priste në pragun e derës

Tingujt e çuditshëm në mes të natës shqetësoi një grua dhe qentë e saj - një befasi rrëqethëse i priste në pragun e derës

Amerika
Kalo në kategori