LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet gjendja aktuale e Schumacher: Gazetari i afërt me familjen zbulon detaje zemërthyese, kjo nuk dihej deri më tani

Zbulohet gjendja aktuale e Schumacher: Gazetari i afërt me familjen zbulon detaje zemërthyese, kjo nuk dihej deri më tani

Kanë kaluar më shumë se 11 vjet që kur Michael Schumacher pësoi një aksident të rëndë me ski, pas të cilit ai nuk u shfaq më në publik dhe tani informacionet e fundit janë publikuar nga gazetari Felix Gorner, i cili ka ndjekur karrierën e shoferit gjerman.

Gorner e përshkroi situatën si “shumë trishtuese” për shtatë herë kampionin e Formula 1 dhe familjen e tij.

Edhe informacioni që arrin në publik kontrollohet rreptësishtë. Që nga dhjetori i vitit 2013, kur Schumacher pësoi një aksident të rëndë, ai nuk është shfaqur kurrë në publik.


Megjithatë, të mërkurën, ky gazetar që ndoqi nga afër të gjitha sukseset e Schumacher shpërndau lajmin.

“Situata është shumë e trishtueshme. Ai ka nevojë për kujdes të vazhdueshëm dhe është plotësisht i varur nga kujdestarët e tij”, ka thënë Gorner.

Ai theksoi se Schumacher nuk është më “në gjendje të komunikojë verbalisht”, duke konfirmuar thashethemet që kanë vazhduar për disa vite.

Mick Schumacher, djali i tij, tha katër vjet më parë se Michael kishte një problem me të folur.

“Do të kishim shumë për të folur, do të ishte mirë nëse kjo do të ishte e mundur”, ka thënë Mick.

Një gazetar zbuloi se kush mund ta shohë legjendën.

“Për momentin, maksimumi 20 njerëz mund ta shohin Michael. Dhe për mendimin tim, kjo është strategjia e duhur. Sepse familja po vepron në interesin e tij më të mirë. Ata kanë qenë gjithmonë shumë mbrojtës ndaj privatësisë së tij dhe kjo nuk ka ndryshuar”, deklaroi ai. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Kam një ëndërr të shënoj 100 gola për Barcelonën” - Robert Lewandowski afër qëllimit

“Kam një ëndërr të shënoj 100 gola për Barcelonën” - Robert Lewandowski afër qëllimit

La Liga
Mësohet arsyeja pse nuk luajti Raphinha ndaj Gironas, Flick ka një tjetër plan për të

Mësohet arsyeja pse nuk luajti Raphinha ndaj Gironas, Flick ka një tjetër plan për të

La Liga
Lëndimi i Haaland është më serioz se sa dukej në fillim, norvegjezi mund t'i mungojë gjatë Cityt

Lëndimi i Haaland është më serioz se sa dukej në fillim, norvegjezi mund t'i mungojë gjatë Cityt

Premier League
Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Alexander-Arnold, por në garë janë edhe tri klube

Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Alexander-Arnold, por në garë janë edhe tri klube

Premier League
Gara për “Këpucën e Artë” - Lewandowski i bën presion Salahut

Gara për “Këpucën e Artë” - Lewandowski i bën presion Salahut

La Liga
Barcelona nuk ka hequr dorë nga Nico Williams, në verë synohet transferimi i tij

Barcelona nuk ka hequr dorë nga Nico Williams, në verë synohet transferimi i tij

La Liga
Kalo në kategori