Zbulohet gënjeshtra e Bersant Celinës - për Kosovën i sëmurë, për Ipswichin luan 90 minuta (Foto)

Mesfushori i Kosovës, Bersant Celina, ka luajtur 90 minuta me ekipin U23 të Ipsëichit kundër Sheffield Unitedit.
Lojtari nuk është ftuar te Kosova shkaku i një gripi, ndërsa edhe FFK e kishte lajmëruar si mungesë shëndetësore.
Të martën lojtari luajti për ekipin anglez gjatë gjithë ndeshjes, ku fituan 3-2.
Lojtari nuk ka ardhur te Kosova për dy ndeshjet me Kroacinë dhe Finlandën.
Celina kishte kërkuar nga FFK-ja që të mos ftohej në përfaqësuese për shkak të një virusi, i cili nuk e ndali që të paraqitet për klubin anglez.

Nga
Telegrafi
30/08/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































