LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet arsyeja pse transferimi i Nico Williams tek Barcelona ka gjasa të mëdha të dështojë

Zbulohet arsyeja pse transferimi i Nico Williams tek Barcelona ka gjasa të mëdha të dështojë

Një premtim që Nico Williams i ka bërë vëllait të tij Inakit, mund të bëjë që sulmuesi spanjoll të konsiderojë opsionet e tij dhe të qëndrojë tek Athletic Bilbao për sezonin 2024/2025.

Kjo situatë shton edhe më shumë pasiguri tek e ardhmja e tij, pasi që tashmë është krejtësisht e paqartë nëse ai do të qëndrojë apo do të largohet.

Ani pse transferimi i Williams tek Barcelona dukej në rrugën e duhur dhe mendohej që do të kompletohej së shpejti, një informacion që ka qarkulluar së fundmi sugjeron se operacioni nuk është kaq i thjeshtë sa duket në pamje të parë.


Fillimisht, Paris Saint-Germaini ka vendosur që të dërgojë një ofertë për transferimin e tij, duke komplikuar negociatat.

Së dyti, Athletic Bilbao duket se nuk do të pranojë që të ndajë rrugët me Williams këtë verë, madje i kanë ofruar atij kontratë të re me rritje të pagës.

Madje ata kanë nisur një fushatë për ta bërë Nicon të ndjehet më i rëndësishëm, me shpresën se ai do ta konsiderojë mundësinë e qëndrimit edhe për një vit me ekipin bask, aty ku është njëri prej referencave kryesore në fazën e sulmit së bashku me vëllaun e tij Inaki.

Tani, lidhja që ka ai me vëllain e tij mund të jetë një faktor përcaktues që Nico të vendos të qëndrojë tek Athletic Bilbao sezonin e ardhshëm.

Siç raporton SPORT, sulmuesi i majtë i ka bërë një premtim vëllaut të tij të madh se do të luajnë të paktën një sezon me Bilbaon në garat evropiane.

Duhet të rikujtojmë se ekipi i Ernesto Valverdes është kualifikuar në Ligën e Evropës, pasi e ka përfunduar kampionatin në pozitën e pestë, garë kjo në të cilën nuk merrnin pjesë që nga sezoni 2017/2018.

Për më shumë, sezoni 2024/2025 do të ketë një detaj të veçantë, pasi finalja e kësaj gare do të mbahet pikërisht në stadiumin e Bilbaos në ‘San Mames’, kështu që iluzioni i të luajturit një finale evropiane në shtëpi, mund ta ‘ushqejë’ dëshirën për të përmbushur premtimin që ka dhënë./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
I mrekullueshëm Akil Gjakova, fiton me Ippon dhe kualifikohet në çerekfinale

I mrekullueshëm Akil Gjakova, fiton me Ippon dhe kualifikohet në çerekfinale

Xhudo
Zbulohet arsyeja pse transferimi i Nico Williams tek Barcelona ka gjasa të mëdha të dështojë

Zbulohet arsyeja pse transferimi i Nico Williams tek Barcelona ka gjasa të mëdha të dështojë

La Liga
Po çmend gjithë skuadrat evropiane, 16-vjeçari realizon një gol spektakolar nga gjuajtja e lirë për t'i dhënë tre pikë River Plates

Po çmend gjithë skuadrat evropiane, 16-vjeçari realizon një gol spektakolar nga gjuajtja e lirë për t'i dhënë tre pikë River Plates

Ndërkombëtare
Mësohet kundërshtari i ardhshëm i Akil Gjakovës pas fitores në raundin e parë

Mësohet kundërshtari i ardhshëm i Akil Gjakovës pas fitores në raundin e parë

Xhudo
Nora Gjakova eliminohet nga Lojërat Olimpike ‘Paris 2024’

Nora Gjakova eliminohet nga Lojërat Olimpike ‘Paris 2024’

Xhudo
Akil Gjakova fantastik në luftën e parë, mposht brazilianin Daniel Cargnin

Akil Gjakova fantastik në luftën e parë, mposht brazilianin Daniel Cargnin

Xhudo
Kalo në kategori