LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet arsyeja përse Cameron ndërpreu vizitën në Tiranë më herët

Zbulohet arsyeja përse Cameron ndërpreu vizitën në Tiranë më herët

Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron, e ka ndërprerë në mes vizitën e tij në Tiranë, duke mos i shkuar deri në fund agjendës së takimeve të njoftuar më herët.

Zërat e shtuara për zgjedhje të parakohshme në Britaninë e Madhe në mes të korrikut apo riformatimi i mundshëm i qeverisë, kanë bërë që kreu i diplomacisë të shmangë takimet me presidentin Begaj në Tiranë dhe vizitën te Piramida, për të qenë i pranishëm në mbledhjen e kabinetit që do të mbahet më vonë, gjatë ditës.

Sekretari i Mbrojtjes, Grant Shapps, gjithashtu ka shtyrë fluturimin e tij për të marrë pjesë në takimin e NATO-s në shtetet baltike, teksa Kancelari Jeremy Hunt është tërhequr nga emisioni Peston i ITV sonte.


Cameron: Shqipëria histori suksesi, partner i frytshëm dhe pozitivë me Britaninë e Madhe
Lexo po ashtu Cameron: Shqipëria histori suksesi, partner i frytshëm dhe pozitivë me Britaninë e Madhe

Ndërkohë, mediat britanike shkruajnë se kryeministri Sunak do të ketë një njoftim shumë të rëndësishëm, këtë pasdite, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Sekretari Cameron mbërriti, mëngjesin e së mërkurës, në Tiranë, ku u prit nga ministri i Jashtëm, Igli Hasani. Ai zhvilloi një deklaratë të përbashkët me kryeministrin Rama pas takimit të zhvilluar në ambientet e kryeministrisë.

Cameron deklaroi se Britania e Madhe synon të jetë më e pranishme në Ballkanin Perëndimor, si përmes bashkëpunimeve dypalëshe, ashtu edhe me investime direkte, teksa bisedoi me kreun e qeverisë dhe për hekurudhën që do të lidhë Shqipërinë me Kosovën, rapoton a2cnn.

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Politikë
A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

Politikë
Krasniqi i prerë: Nuk shkojmë në koalicion me Vetëvendosjen

Krasniqi i prerë: Nuk shkojmë në koalicion me Vetëvendosjen

Politikë
Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Lajme
Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Drejtësi
Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Lajme
Kalo në kategori