Zbulohen dy alternativat e Man Utd për sulmin pasi dështoi opsioni Gyokeres

Manchester United i ka vendosur synimet e tyre në dy objektiva për afatin kalimtar veror, pasi transferimi i Viktor Gyokeres duket se ka pak gjasa që të ndodhë.
26-vjeçari ka qenë njëri ndër sulmuesit më ‘vdekjeprurës’ në Evropë këtë sezon, pasi ka realizuar 34 gola dhe ka bërë shtatë asistime gjatë kohës sa Ruben Amorim ishte në krye të Sporting Lisbonës.
Si rezultat i këtyre paraqitjeve fantastike, ai ka tërhequr interesim nga disa klube të ndryshme angleze duke përfshirë Arsenal dhe Manchester United.
Sidoqoftë, sipas një raportimi nga The Athletic, transferimi i tij në ‘Old Trafford’ ka shumë pak mundësi të ndodhë.
Gyokeres i cili ka një klauzolë lirimi prej 100 milionë eurosh thuhet se preferon t’i bashkohet një ekipi që bën gara në Ligën e Kampionëve.
Por me kë do të tentojnë ata të nënshkruajnë tani? The Athletic pretendon se klubi ka dy emra në mendje.
United ka qenë duke e përcjellë vazhdimisht sllovenin Benjamin Sesko, të cilin po ashtu e do edhe Arsenali.
Një tjetër blerje e verës për ‘Djajtë e Kuq’ mund të jetë Liam Delap, i cili ka realizuar nëntë gola në Ligën Premier në 23 ndeshje të luajtura këtë sezon.
22-vjeçari e nisi në akademinë e Manchester Cityt karrierën si futbollist, duke luajtur pastaj si huazim në tri klube – Stoke City, Hull City dhe Preston North End, para se të bëhej pjesë e Ipsëichit në verën e vitit 2024.
Kontrata e tij aktuale skadon në qershor të vitit 2029 dhe sipas Transfermarkt kartoni i tij kap vlerën e 20 milionë eurove./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Liverpooli e ka gjetur zëvendësuesin e Van Dijk, por Real Madridi mund t’i prishë planet e tyre

Arsenali bën hap fals në garën për titull, mposhtet nga West Hami

Muller pyetet se kush është favoriti mes Leverkusenit dhe Bayernit në Ligën e Kampionëve – por ai bën lojëra fjalësh

Trajneri i Ligës Premier reagon pas lajmeve se do ta zëvendësojë Ancelottin tek Real Madridi

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit