Saktësia e përshkrimeve biblike të ngjarjeve historike, gjithmonë ka qenë temë e debateve. Jetojmë në një botë ku feja luan rol të rëndësishëm tek shumica e popullsisë botërore. Ndaj, studimi shkencor i Biblës dhe rezultatet që po dalin, shpesh këto debate po i bëjnë më të “nxehta”. I tillë do të jetë rasti i ekipit të shkencëtarëve të përbërë nga studiuesit e gjenetikës dhe arkeologjisë, të cilët kanë vërtetuar se një gjenocid i përshkruar në Dhiatën e Vjetër, nuk ka ndodhur kurrë, shkruan unilad.co.uk.
Sipas Biblës, Zoti iu paraqit bijve të Izraelit të cilit i ishin drejtuar Detit të Zi, dhe u tha se në rrugën e tyre drejt Kanaanit, “tokës së mjaltit dhe qumështit”, “mos të lënë asgjë pas që merr frymë”, transmeton Telegrafi.
“Kur t`i afrohesh një qyteti për ta sulmuar, do t`i ofrosh së pari paqen/ Në qoftë se pranon ofertën tënde të paqes dhe t`i hap dyert e tij, tërë populli që ndodhet aty ka për të paguar haraçin dhe do të të shërbejë/ Por, në rast se nuk do të bëjë paqe me ty dhe kërkon luftë kundër teje, atëherë ti do ta rrethosh/ Kur më vonë Zoti, Perëndia yt, do të ta japë në dorë, do të vrasësh me shpatë tërë meshkujt e tij/ Por gratë, fëmijët, bagëtinë dhe të gjitha ato që ndodhen në qytetet, tërë prenë e tij, do t`i marrësh si plaçkën tënde; dhe do të hash plaçkën e armiqve të tu që Zoti, Perëndia yt, të ka dhënë/ Kështu do të veprosh në të gjitha qytetet që janë shumë larg nga ti dhe që nuk janë qytete të këtyre kombeve/ Por nga qytetet e këtyre popujve që Zoti, Perëndia yt, të jep si trashëgimi, nuk ke për të lënë asgjë që merr frymë/ Por do të vendosësh shfarosjen e plotë të tyre, domethënë të hitejve, të amorejve, të kananejve, të perezejve, të hivejve dhe të jebusejve, ashtu si të ka urdhëruar Zoti, Perëndia yt” (Dhiata e Vjetër, Ligji i Përtërirë, 20:10-17).
Sipas studimit të fundit të publikuar në American Journal of Human Genetics, banorët e qyteteve Sodoma e Gomora nuk janë shkatërruar. Ata kanë mbijetuar shkeljen e Kanaanit nga izraelitët dhe kanë trashëgimtarë edhe sot.
Shkencëtarët kanë nxjerrë ADN-në nga mbetjet e pesë njerëzve nga qytetet ku kanë jetuar dhe e kanë riprodhuar një seri të plotë të ADN-së. Ato i kanë krahasuar me popullatën e Libanit, për të marrë një përshtatje prej 90 për qind, transmeton Telegrafi.
Për më tepër, rezultatet e hulumtimit arkeologjik nuk kanë konfirmuar ndonjë shkatërrim të gjerë të qyteteve të Kanaanit mes Epokës së Bronzit dhe Epokës së Hekurit. Qytetet bregdetare, si Sidoni dhe Tiri, dëshmojnë ekzistencën e vazhdueshme deri në ditët e sotme.
Libanezët janë kryesisht pasardhës të banorëve të Kanaanit, përpara ardhjes së Izraelit. Fjala është për një vazhdimësi gjenetike në Levant, e cila ka ekzistuar të paktën nga Epoka e Bronzit. Është interesante se në një zonë ku ka pasur kaq shumë luftëra gjatë shekujve, është pritur diversitet më i madh gjenetik.
“Libanezët e tashëm ndoshta janë pasardhës të drejtpërdrejtë të banorëve të Kanaanit, përpara ardhjes së bijve të Izraelit, por ata gjithashtu kanë një pjesë të vogël të origjinës euroaziatike, si rezultat i pushtimit të asirianëve, persëve dhe maqedonasve antikë”, ka thënë Marc Haber, një nga studiuesit.
Pra, popullata e Sodomos dhe Gomorës famëkeqe, që më Bibël përmenden si vende të amoralitetit të madh, megjithatë ka mbijetuar. Ndërkaq, duhet t’ju rikujtojmë se Kanaani është vendi që sipas besimit monoteist të izraelitëve, është toka të cilën Zoti ia ka premtuar Abrahamit dhe trashëgimtarëve të tij. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Bora mbulon Stambollin - anulohen fluturimet, "e hëna dita më e ftohtë e vitit"

Një i vdekur dhe disa të plagosur pas një sulmi me thikë në Mulhouse

CNN: Rusia dërgon ushtarë të plagosur me paterica në frontin e luftës

Vota në Kombet e Bashkuara: A do të kalojë rezoluta amerikane apo evropiane për Ukrainën?

Macron: Sulmi me thikë ishte "terrorizëm islamist"

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit