LAJMI I FUNDIT:

Zbritet dukshëm çmimi i naftës në botë, shtrenjtohet në Kosovë

Zbritet dukshëm çmimi i naftës në botë, shtrenjtohet në Kosovë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka caktuar çmimet tavan për shitjen e derivateve të naftës për 48 orët e fundit.

Sipas vendimit, çmimi maksimal i lejuar i naftës është 1.60 euro për litër, i benzinës me 1.34 euro dhe i gazit me 0.75 euro, pra ka në rritje prej 2 cent për dizel, ndërsa ka mbetur i pandryshuar ai i benzinës dhe gazit, përcjell Telegrafi.

Këto çmime vlejnë nga ora 10:00 e së dielës dhe së hënës.

Pavarësisht zbritjes së dukshëm të çmimit të derivateve të naftës në botë, vlera e naftës në Kosovës në javët e fundit ka shënuar vlera rekorde, për t’u rritur dita-ditës.

Aktualisht një barrel naftë WTI po tregtohet me 78 dollarë, ndërsa ajo Brent me 86 dollarë, pra duke shënuar rënie deri në 5 për qind brenda ditës.

Kujtojmë se Qeveria e Kosovës, në muajin qershor, kishte marrë të njëjtin vendim.

Çmimet aktuale të naftës në botë | Burimi: OilPrice

Naftëtarët në Kosovë më 9 qershor, i kishin kërkuar kryeministrit Albin Kurti që të ruhet ekonomia e tregut të lirë dhe që minimalisht marzha (çmimi maksimal) për shitje me shumicë të jetë 3 për qind dhe për shitje me pakicë 12 për qind.

Edhe në muajin mars, ishte marrë vendimi që të përcaktojë çmimet shitëse maksimale apo marzhat tregtare me shumicë dhe pakicë. Sipas këtij vendimi, marzha më e lartë tregtare ishte deri në 4 për qind të çmimit të shitjes, ndërkaq te shitësit me pakicë marzha më e lartë ishte në 6 për qind. /Telegrafi/