LAJMI I FUNDIT:

Zbatohen lehtësime për pacientët në Maqedoni në lidhje me pagesën e ilaçeve

Zbatohen lehtësime për pacientët në Maqedoni në lidhje me pagesën e ilaçeve

Është shfuqizuar vendimi për plotësimin e çmimeve të reja referente të ilaçeve. Kjo u bë e ditur në konferencën për shtyp nga ana e ministrit të Shëndetësisë, Arben Taravari, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai tha se vendimi është nënshkruar nga ish-ministri Nikolla Todorov, një ditë para pranim-dorëzimit të detyrës. Sipas tij, bëhet fjalë për vendim që do t’u kushtonte më shumë para pacientëve.


Gjithashtu, Taravari bëri të ditur se pacientët nuk do të paguajnë më shumë për më shumë se 100 ilaçe që janë në listën referente të Fondit të Shëndetësisë. Edhe me këtë rast, pacienti ishte ai që do të paguante më shumë.

Ministria ka formuar ekip për shqyrtimin e listës së ilaçeve që janë në përgjegjësinë e Fondit. Njiherit, Taravari paralajmëroi ndryshime në projektin ”Termini im”./Telegrafi/