LAJMI I FUNDIT:

Zbardhet vendimi që lehtësoi dënimin e ish-ministrit Saimir Tahiri

Zbardhet vendimi që lehtësoi dënimin e ish-ministrit Saimir Tahiri

Gjykata më në fund e ka zbardhur vendimin që dënoi me tre vite shërbim prove ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Në vendimin e gjykatës, i cili ka qenë unanim nga të tre gjyqtarët, thuhet se, Gjykata, në vlerësimin tërësor të provave, krijon bindjen se edhe i pandehuri në procedim të lidhur Moisi Habilaj, të pandehurin Saimir Tahiri, e ka referuar të bashkëpunëtorët e vet dhe te personat e tjerë si një person të rëndësishëm me të cilin ka lidhje.

Por për sa kohë nuk vërtetohet dhënia e dhuratave dhe e shumave të parave të pandehurit dhe familjarëve të tij, si përfitime për mbështetjen e referuar, si dhe nuk provohet marrëveshja mes të pandehurit Saimir Tahiri dhe të paktën njërit prej të pandehurve në procedim të lidhur Moisi Habilaj.


Për të kryer veprat penale të trafikimit të lëndëve narkotike dhe as identifikohen nga provat e administruara veprime konkrete të kryera nga i pandehuri Saimir Tahiri në kuadër të një marrëveshje për të ndihmuar grupin kriminal në ekzekutimin e episodeve konkrete në të cilat është sekuestruar lënda narkotike, në vlerësimin e kësaj gjykate nuk vërtetohet përtej çdo dyshimi të arsyeshëm bashkëpunimi dhe qenia e të pandehurit Saimir Tahiri pjesëmarrës dhe anëtar i këtij grupi kriminal sipas kuptimit të neneve 25 3 26 paragrafi i pestë në lidhje me nenet 28 pika 4 dhe 33/a të Kodit penal.

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri dënohet për shpërdorim të detyrës
Lexo po ashtu Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri dënohet për shpërdorim të detyrës

Megjithatë, fusha e veprimtarisë shtetërore të të pandehurit Saimir Tahiri, në detyrën e Ministrit të Brendshëm lidhej pikërisht mes të tjerave me parandalimin dhe luftimin e kriminalitetit veçanërisht të veprimtarisë së paligjshme të trafikimit të narkotikëve dhe të gjitha veprimtarive të tjera të paligjshme që lidhen me të, referuar legjislacionit përkatës.

Kjo është në një pjesë e arsyetimit që kanë bërë tre gjyqtarët të cilët kërkuan 3.4 vite burg për shpërdorim detyre për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri dhe që më pas e konvertuan me tre vite shërbim prove.

Ky dënim shkaktoi reagime dhe një prej tyre ishte në parlamentin gjerman kur një nga deputetët e CDU, tha se Shqipëria nuk mund të na hedhë hi syve me këtë dënim. /TCH/

Në trend Lajme

Më shumë
Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Lajme
Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Lajme
Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Lajme
Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Lajme
Kalo në kategori