Është siguruar dosja e Dan Hutrës, në të cilat rrëfehen detaje tronditëse nga vrasja e tre personave në vetëm pak minuta ditën e 1 marsit.
Ai është shprehur para grupit hetimor se personit me të cilën kishte lidhje intime, Marjana Gurakuqin donte t’i priste kokën me biçak që të mos tërhiqte vëmendje me zhurmën e armës. Nga kjo ngjarje 40-vjeçarja mbeti e plagosur, pasi në atë moment kishin hyrë persona të tjerë në biznesin e saj.
“Më datë 16.02.2023 Dani është liruar nga burgu dhe 3-4 ditë para se të dilte, Alketa ka lindur djalë për të cilin Dani ka dyshime që nuk është babai biologjik. Konkretisht më datë 26.02.2023 ka marrë një automjet me qira me targa AA53 1UK dhe 1 ditë para ngjarjes ka shkuar në qytetin e Kukësit ku ka marrë armën kallashnikov që e kishte fshehur prej disa vitesh. Më date 01.03.2023 ka shkuar në zonën e Astirit, tek dyqani i shtetases Marjana Gurakuqi të cilën e ka patur të dashur. Deklaron se Marjanës ka dashur t’i presë kokën me biçak sepse nëse do e vriste me armë zjarri do tërhiqte vëmendje dhe nuk do realizonte planin e tij deri në fund. Pasi ka shkuar te dyqani dhe ka nxjerrë biçakun ajo është vetëmbrojtur duke e goditur Danin me xham në dorën djathtë. Kur e ka goditur me biçak Marjanën, në dyqan është futur një person dhe ai instinktivisht është larguar nga dyqani. Biçaku dhe syzet i kanë rënë gjatë përleshjes me Marjanën. Sqaron se Marjanën donte ta vriste pasi ka patur marrëdhënie intime me të dhe kur ka dalë nga burgu herën e parë në vitin 2021 i ka dhënë Marjanës 80.000 euro për t’i ruajtur.
Marjana pas disa kohësh e ka njoftuar se paratë i kishte gjetur bashkëshorti i saj dhe Danit i ka kthyer vetëm 2.300.000 lekë të rinj. Gjithashtu Dani pretendon se Marjana ka tentuar ta helmojë nëpërmjet ushqimit në burg gjatë kohës që vuante dënimin duke e tentuar te ushqimi me anë të shtetasit Vladimir Kurti, të cilin e ka pasur shok qelie në burg. Ai pretendon se e ka dëgjuar Vladimirin duke folur me Marjanën në telefon nga kabina e burgut dhe kjo ka qenë pikënisja e konfliktit me Vladimirin. Ata janë konfliktuar herë pas here dhe kanë ndryshuar qeli me njëri-tjetrin. Dani ka bërë disa përpjekje që të godiste shtetasin Vladimir Kurti në burg, por nuk ka mundur ta realizojë atë dhe i është shprehur Vladimirit se kur të dalë nga burgu “do i bëjë kurban një kokë. Pas përleshjes me Marjanën, shtetasi Dan Hutra është nisur drejt banesës së ish-vjehrrit të tij, Zaim Hysa”, shkruhet në dosje.
Gjykata e Tiranës vendosi masën “arrest me burg” për Dan Hutrën, autor i vrasjes së tre grave dhe plagosjes së tre të tjerave në masakrën e 1 marsit. Ai është shfaqur i qetë gjatë seancës gjyqësore dhe pa asnjë shenjë pendese.
Hutra: I kam bërë të gjitha me vetëdije të plotë. Kur më dënuan për dhunë në familje më dënuan pa asnjë provë, ndaj i bëra të gjitha. I pranoj të gjitha dhe nuk jam i penduar. Etleva Kurtin e vrava se i vëllai deshi të më helmojë në burg.
Dan Hutra këmbënguli që për dhunën në familje e kanë akuzuar pa qenë fajtor.
Hutra: Nuk më intereson fare, e kam mbyllur dhe pesë burgime të përjetshme të më jepni. Kërkova ADN e fëmijës por s’pranuan dhe aty më lindi dyshimi, por nuk e kam rrahur bashkëjetuesen. I kërkoj sistemit të drejtësisë të mos dënojë njerëz të pafajshëm që mos përfundojnë në masakra të tilla.
Mesditën e 1 marsit, Hutra shkoi në Astir për të eliminuar me thikë pa shkaktuar shumë zhurmë Marjana Gurakuqin të cilën e akuzonte se nuk i kishte kthyer një shumë parash.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/03/hutra-ne-gjykate.jpg)
Dan Hutra në gjykatë
Falë disa klientëve që hynë në dyqan dhe reagimit të saj ajo mundi të shpëtojë me disa lëndime në dorë dhe në fytyrë. Fill pas kësaj ngjarje ai shkoi në Kodër Kamëz ku qëlloi ndaj familjes së ish-bashkëjetueses, duke lënë të plagosur ish-bashkëjetuesen Elena Hysa, 35 vjeçe dhe nënën e saj Kujtime Hysa 60 vjeçe dhe vrarë me armë zjarri Mevlute Hysan 30 vjeçe, motrën e ish-bashkëjetueses së tij dhe Hasime Dafkun 30 vjeçe, të fejuarën e vëllait të ish-bashkëjetueses.
Më pas ai shkoi në Kamëz dhe vrau motrën e kundërshtarit të tij në burg, Etleva Kurtin.
Sipas tij objektivi i radhës ishte një person me vendbanim në Kambinat, i cili sipas tij kishte shitur në vitin 1999 armën me të cilën u vra i ati në Durrës.
Por mungesa e një adrese të saktë si edhe etja dhe uria e detyroi atë të shkojë në disa biznese dhe të bjerë kështu në gjurmë të policisë që kishte orë që e kërkonte.
Pasi u arrestua ai ka treguar me gjakftohtësi para grupit hetimor për krimet dhe motivet të cilat i kishte planifikuar me imtësi që në kohën kur ishte në burg. Pasi doli më 16 shkurt vëzhgoi objektivat, siguroi armën, makinën dhe vuri në jetë planin djallëzor. /tch/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Rohde vlerëson progresin e Kosovës në luftën kundër korrupsionit: Vazhdoni me këtë trend pozitiv](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/rohde-380x233.jpg)
Rohde vlerëson progresin e Kosovës në luftën kundër korrupsionit: Vazhdoni me këtë trend pozitiv
![Qeveria e RMV-së do të subvencionojë qytetarët e grupeve vulnerabël me nga 1.000 denarë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/11/rroga-denari-MK-380x233.png)
Qeveria e RMV-së do të subvencionojë qytetarët e grupeve vulnerabël me nga 1.000 denarë
![Shefi i Zyrës së BE: Qeveria e re duhet të përmbushë pritshmëritë e popullit për BE-në](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Aivo-Orav-BE-e1739304246862-380x233.jpg)
Shefi i Zyrës së BE: Qeveria e re duhet të përmbushë pritshmëritë e popullit për BE-në
![Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/perplasja-qnr-e1739302975804-780x439.jpg)
Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’
![LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Zgjedhjet-2-780x439-1.jpg)
LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ
![KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476209620_1009006701257747_4514647024636820534_n-e1739291419392-780x439.jpg)
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë
![“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476557130_10232717841882449_7288129094962218818_n-780x439.jpg)
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma
![Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/bilall-sherifi-850x527-780x439-1-e1739300072923-780x439.png)
Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik
![Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-30-780x439.jpg)
Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me "malware" që vjedh të dhëna
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht