Legjenda e Interit, Ivan Zamorano, beson se Icardi është sulmues më i mirë se Higuain dhe se sigurt do të realizojë gol ndaj Milanit.

Derby i Madonninës zhvillohet të dielën në mbrëmje dhe tashmë emocionet kanë kapluar dashamirët e futbollit.


E më shumë emocionet duket se kanë kapluar ish protagonistët e derbit, të cilët kanë dhënë deklarata për këtë përballje.

“Nuk ka favoritë kur vjen puna te derbi, por mbi 90 minuta luftohet që të jesh superior ndaj kundërshtarit”.

Icardi 1

“Interi duhet të fitojë. Icardi është sulmues më i mirë se Higuain dhe kapiteni jonë do të shënojë sigurt të dielën ashtu sikurse që bëri në edicionin e kaluar të derbit”.

“Gjëja e mirë për Icardin është se ai mund të luajë si sulmues i vetëm, por edhe në parnteritet me Lautaro Martinezin”, u shpreh Zamorano.

Interi menjëherë pas Milanit përballet ndaj Barcelonës. /Telegrafi/

telegrafi sport app