Kryetarja e Partisë Liberal-Demokrate dhe deputetja Monika Zajkova, me mbështetjen e një grupi deputetësh, sot në Kuvend dorëzoi ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna ndaj grave dhe dhuna në familje.

Përveç kësaj, Zajkova paraqiti edhe kërkesë për mbajtjen e një seance të Komisionit parlamentar për Mundësi të Barabarta mes Burrave dhe Grave.


“Sot përsëri e dorëzojmë Ligjin për byzylykun elektronik, i cili mundëson mbrojtje shtesë për viktimën, përveç denoncimit të saj, duke siguruar alarm për viktimën nëse kryesi ndodhet në afërsi të saj të drejtpërdrejtë. Mjaft më me heshtjen e sistemit, mjaft kemi folur për gratë pa ndërmarrë masa konkrete. Para Kuvendit përsëri do të gjendet një ligj me të cilin mund të tregojmë se vërtet duam të sigurojmë mbrojtje dhe parandalim,” deklaroi Zajkova.

Ajo sqaroi se, përveç ndalimit të afrimit, është shumë e rëndësishme edhe vendosja e byzylykut elektronik për kryerësit e dhunës në familje, i cili do ta paralajmërojë viktimën nëse kryesi po i afrohet një vendi të caktuar, përkatësisht në një distancë më të vogël se 100 metra.

Kjo masë synon të rrisë nivelin e mbrojtjes për viktimën dhe të zvogëlojë mundësinë që ajo të ekspozohet sërish ndaj dhunës.