LAJMI I FUNDIT:

Zafir Berisha ftohet nga Gjykata Speciale

Zafir Berisha ftohet nga Gjykata Speciale

Ish-deputeti i Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha është i ftuari i radhës i Gjykatës Speciale.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Berisha, i cili përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se padrejtësitë e radhës nuk do ta zbehin luftën dhe përpjekjen e UÇK-së për liri, transmeton Telegrafi.


Ai ka thënë se ftesa nga Gjykata Speciale në Hagë është përpjekja e fundit, për ta njollosur luftën dhe sakrificën shekullore të shqiptarëve për liri në trojet e veta.

“Tendenca për ta krahasuar luftën çlirimtare të UÇK-së me luftën gjenocidale të Serbisë nga kjo gjykatë e cila është produkt i një “raporti” me të dhëna nga Serbia dhe mbetjet e tyre në Kosovë, është ofendim për mijëra qytetarë të vrarë nga aparati shtetëror i Serbisë. Më në fund, dikush po i korrën “frutet” e luftës speciale 20 vjeçare kundër vlerave të UÇK-së dhe eksponentëve të saj)”, ka shkruar Berisha.

Në fund të shkrimit, Berisha ka thënë se për dy dekada është heshtur,  siç ka shkruar ai përballë një fushate të orkestruar kundër luftës, luftëtarëve UÇK-së dhe veprimtarëve të çështjes kombëtare. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Osmani organizoi pritje për përfaqësues të vendeve partnere të Kosovës pas takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Osmani organizoi pritje për përfaqësues të vendeve partnere të Kosovës pas takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shihi në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme
Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Kronika e Zezë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Dështimi i procesit të votimit në veri, BE-ja nuk jep afat kur do të hiqen masat ndaj Kosovës

Dështimi i procesit të votimit në veri, BE-ja nuk jep afat kur do të hiqen masat ndaj Kosovës

Jehona Hulaj
Kalo në kategori