LAJMI I FUNDIT:

Zaevi i vetëm për në krye të LSDM-së

Zaevi i vetëm për në krye të LSDM-së

Kryeministri dhe kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev pritet të rizgjidhet për kryetar të LSDM-së në zgjedhjet e brendshme partiake.

Të drejtë vote kanë 80 mijë anëtarë ndërsa sipsa Rregullores për kriteret, mënyrës dhe procedurës për kandidimin e kryetarit të LSDM-së, Komisioni Qendror më 26 shkurt vërtetoi kandidaturat për kryetar të LSDM-së, që në këtë rast ishte vetëm një, ajo e Zaevit.

“Për shkak se nuk kishte paraqitje tjera, Komisioni Qendror Zgjedhor mori Vendim për pranimin e kandidaturës së Zaevit dhe e vërtetoi si të vetme në listën për kryetar të LSDM-së”, thonë nga LSDM.


Ata shtojnë se po vendosen standarde të reja në politikë në Maqedoni që do të kontribuojë edhe për demokratizimin e shoqërisë./Telegrafi/