LAJMI I FUNDIT:

Zaevi do t’i krijojë politikat financiare, Elezi do t’i ketë kompetencat

Zaevi do t’i krijojë politikat financiare, Elezi do t’i ketë kompetencat

Kryeministri Zoran Zaev ka marrë autorizim nga Qeveria që t’i krijojë politikat financiare në Ministrinë e Financave.

Vendimi është sjellur në seancën e mbrëmshme, ndërsa e konfirmoi sot zëdhënësi i qeverisë, Muhamed Hoxha, i cili tha se kryeministri do të menaxhojë aktivitetet në fushën e politikave financiare, ndërsa zv.ministrja e Financave Shiret Elezi, do t’i ketë të gjitha kompetencat me udhëheqjen e ministrisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Qeveria nuk sqaroi se çfarë saktësisht do të thotë kjo ndarje e funksioneve, por në insistim të gazetarëve, zëdhënësi Hoxha tha se në praktikë Zaev do të tregojë se çfarë duhet, ndërsa zv.ministrja Elezi do të nënshkruajë.


Ky vendim vjen pas rikonstruimit qeveritar, me të cilin u shkarkua ministri i deritanishëm Dragan Tevdovski, ndërsa Zaev propozoi veten e tij si ministër të këtij dikasteri.

Por, pas reagimeve negative në opinion dhe paralajmërimeve të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Zaev tërhoqi propozimin dhe vendosi ta udhëheq Ministrinë e Financave deri në zgjedhjen e ministrit të ri./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Grisja e Kuranit akt i shëmtuar dhe neveritës", Hoxha i Prizrenit: U tha se personi ka probleme psikike

Lajme
Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën

Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën

Lajme

"Fitimtari do ta formojë qeverinë", Kurti flet për zgjedhjet

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

Lajme
Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Lajme
Kalo në kategori