LAJMI I FUNDIT:

Zaev: Të bashkuar, në vitin 2018 ta realizojmë vizionin për shtet bashkëkohor, perspektiv dhe me ekonomi të zhvilluar

Zaev: Të bashkuar, në vitin 2018 ta realizojmë vizionin për shtet bashkëkohor, perspektiv dhe me ekonomi të zhvilluar

Vitin që lëmë prapa do ta kujtojmë me suksesin më të madh të qytetarëve të këtij vendi. Qytetarët liridashës çliruan një shtet të robëruar. U ballafaquam me sfidat dhe u realizua një kthesë e madhe. Ndodhi ndryshimi. Maqedonia u stabilizua dhe lëvizi drejt rritjes dhe zhvillimit, tha kryeministri Zoran Zaev në fjalimin e tij të fundvitit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Me ndryshimin e pushtetit, qytetarët porositën qartë se presin praktikë të re dhe politika të reja në udhëheqjen e shtetit. Ai është parakushti kryesor për kthimin e besimit në institucione dhe qeverisë si instrument politik. Faktor kyç për krijimin e besimit është të arrihet sundimi i drejtësisë. Shteti ligjor krijon siguri për çdo qytetar në veçanti dhe për shoqërinë në përgjithësi”, tha Zaev.


Zaev poashtu tha se vendosja e qytetarit në qendër të vëmendjes nënkupton përmirësim i vazhdueshëm i kushteve për jetë dhe nxitja e sigurisë së qytetarëve, duke thënë se të jesh i sigurt do të thotë të jesh i çliruar nga frika, nga pasiguria ekonomike dhe e llojeve tjera.

“Të gjithë duhet të japim kontributin tonë për reformat dhe kohën e re për të cilën arritëm pajtim: Zero tolerancë për korrupsionin dhe zero tolerancë për shkeljen e të drejtave të njeriut – dhe asgjë më pak”, tha Zaev.

Në lidhje me atë se çka na pret në vitin 2018, Zaev tha: “Presim që Maqedonia të jetë anëtari i 30-të i NATO-s. Presim rekomandim të pastër për fillim të negociatave me BE-në. Brukseli e di që ne kemi argumente mjaft të mira për këtë pritje tonën”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat

​Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat

Lajme
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku

E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku

Politikë
Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu

Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu

Lajme
Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Siguri
Ushtria shqiptare po ringrihet, 1.8 mld euro për transformim

Ushtria shqiptare po ringrihet, 1.8 mld euro për transformim

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Kalo në kategori