LAJMI I FUNDIT:

Zaev ofron mundësi për kyçje të PDSH-së në Qeveri (Video)

Zaev ofron mundësi për kyçje të PDSH-së në Qeveri (Video)

Kryeministri Zoran Zaev porositi PDSH-në se janë të hapura dyert e koalicionimit nëse pranojnë programin e Qeverisë dhe projektet për të cilat zotohet ajo.

“Janë të hapura mundësitë për bashkëpunim të ndërsjellë”, tha lideri i LSDM-së dhe kryeministër i Maqedonisë, Zoran Zaev.

Këtë deklaratë ai e bëri në një takim me qytetarët në Çair ku paraprakisht me kandidatin e BDI-së për këtë komunë kanë prezantuar projektin e Universitetit ‘Nënë Tereza’.

Për këtë ofertë të kryeministrit Zaev deri te PDSH-ja nuk ka rezerva as në BDI. “Ka hapësirë për bashkëpunim edhe nga ana jonë”, tha Bujar Osmani nga BDi./Telegrafi/