LAJMI I FUNDIT:

Zaev: Ndryshimi i emrave në Çair është në përputhje me ligjin

Zaev: Ndryshimi i emrave në Çair është në përputhje me ligjin

Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev sot informoi se pas kryerjes së një analize të detajuar grupet juridike kanë konstatuar dhe e kanë informuar se ndryshimi i emrave të shkollave në Komunën e Çairi është në përputhje me nenin 26 të Ligjit për arsim fillor, dhe se nuk është dashur shumica e badenterit, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Dje edhe sot i kontrolluam të gjitha aspektet e procedurës për miratimin e emrave të shkollave fillore në Çair. Pas një analize të detajuar, grupet juridike konstatuan dhe më kanë informuar se ndryshimi i emrave është në pajtim me nenin 26 të Ligjit për arsim fillor. Pas marrjes së vendimit nga Këshilli i shkollës për ndryshimin e statusit të shkollave me çka ndryshohen emrat e shkollave dhe i vendoset emri kushtetues i vendit, e njëjta është konfirmuar edhe nga ana e Komunës së Çairit”, shkruan Zaev në profilin e tij në Facebook.


Ai shkruan se përgjegjësia para qytetarëve nënkupton edhe kontroll të fakteve dhe pengimin e çdo përpjekje për fitim të poenëve politik në bazë të marrëdhënieve ndëretnike./Telegrafi/