LAJMI I FUNDIT:

Zaev: Masa e parë e pakos së pestë për mbështetje të rrogave është 1.920 miliardë denarë

Zaev: Masa e parë e pakos së pestë për mbështetje të rrogave është 1.920 miliardë denarë

Kryeministri Zoran Zaev në ‘Facebook’ shkroi se Masa e parë e Pakos së pestë të masave ekonomike është mbështetja financiare e pagave për të punësuarit në vlerë prej 1 miliard e 920 milionë denarë.

Sipas tij, këtu përfshihen 60.000 punëtorë për një muaj.

Mbështetja financiare, siç thekson, do të jetë në vlerë prej 14.500 deri në 21.776 denarëve për pagë mujore për një të punësuar, që të mbështeten vendet e punës në kompanitë vendore, në varësi nga rënia e të ardhurave të kompanisë.


“Vazhdojmë ta stimulojmë zhvillimin e kompanive. Kemi kompani serioze dhe të ndershme, të cilat investojnë, punësojnë, kontribuojnë dhe e vlerësojnë vendin e tyre. Por kishte edhe nga ata që i keqpërdornin paratë e popullit. Shteti do të qëndrojë gjithmonë në krah të atyre që punojnë me ndershmëri, konform ligjit, investojnë në investime të reja dhe zhvillimin e tyre, në zhvillimin e kuadrove dhe të shoqërisë dhe do të luftojmë fuqimisht kundër abuzimeve dhe ekonomisë gri”, thotë Zaev në ‘Facebook’./Telegrafi/