LAJMI I FUNDIT:

Zaev: Hapat e parë janë largimi i testimit ekstern, taksës radio-difuzive dhe kthimi i tarifës së lirë për energji elektrike

Zaev: Hapat e parë janë largimi i testimit ekstern, taksës radio-difuzive dhe kthimi i tarifës së lirë për energji elektrike

“Rizgjedhja e gjykatësve, pastaj nuk do të ketë testim ekstern dhe taksë radio-difuzive, ndërsa më pas qytetarët do të kenë edhe energji elektrike më të lirë. Këto do të jenë hapat e parë të qeverisë së e cila do të formohet në fund të majit ose në fillim të qershorit”, kështu u shpreh kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, në intervistën javore për Radio Evropa e Lirë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ne treguam se nuk ka shtet të së drejtës në Maqedoni. Ne kemi paralajmëruar shumë masa të rëndësishme, të cila disa janë të lidhura edhe me afate. Shumë prindër, mësues presin të largojmë testimin ekstern, për shkak se ai është në fund të majit ose fillim të qershorit. Këtu është edhe largimi i taksës radio difuzive, kthimi i tarifës së lirë për energji elektirke, ligji i menjëhershëm për media, për rrjetet sociale dhe të tjera”, deklaroi Zaev.

Ai theksoi se pas së enjtes së përgjakshme, duhet të ndodh qetësim politik, kombëtar, ndëretnik dhe partiak.


“Na kanë ardhur mbi kokë ndarjet. Shumë të këqija lëshohen mbi popullin tonë dhe nuk mund të presim perspektivë dhe të ardhme të mirë për Maqedoninë nëse mbetet kështu. Unë jam krishter dhe falja më e madhe në fenë time, besoj ashtu është edhe tek muslimanët dhe katolikët – është të falësh armikun”, u shpreh Zaev.

Në pyetjen se nëse departizohet gjyqësori, a do të ketë nevojë për PSP-në, Zaev u përgjigj se kjo prokurori është formuar me konsenzus nga gjitha partitë dhe deputetët në Parlament dhe se ajo ka qëllimin dhe nevojën e vetë për të funksionuar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Lajme
Mbajti të ngujuar me forcë dhe nën kërcënimin e armës gruan dhe vëllain e saj – arrestohet gjakovari, pritet t'i caktohet masa e paraburgimit

Mbajti të ngujuar me forcë dhe nën kërcënimin e armës gruan dhe vëllain e saj – arrestohet gjakovari, pritet t'i caktohet masa e paraburgimit

Kronika e Zezë
Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Politikë
A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

Politikë

"Sikurse ajo e Muzeut Kombëtar në Gdansk të Polonisë", dizajneri Komoni konteston origjinalitetin e logos fituese të Muzeut të Artit Bashkëkohor

Lajme
Fetoshi nga OCTOPUS: Nëse Kurti do sa më shpejt ta formojë qeverinë, e ka gati Limajn

Fetoshi nga OCTOPUS: Nëse Kurti do sa më shpejt ta formojë qeverinë, e ka gati Limajn

Lajme
Kalo në kategori