LAJMI I FUNDIT:

Zaev: Gazifikimi zhvillohet me temp të mirë

Zaev: Gazifikimi zhvillohet me temp të mirë

“Maqedonia e Veriut është në binarin energjetik evropian, ndërsa zhvillimi i energjetikës është garanci e fuqishme për rritje të qëndrueshme ekonomike në afat të gjatë”, porositi kryeministri Zoran Zaev në hapjen solemne të Forumit energjetik të Maqedonisë 2019, që këtë vit po mbahet me moton “Tranzicion energjetik përmes burimeve të ripërtërira dhe efikasitet energjetik”.

Ai theksoi se vendi e filloi tranzicionin energjetik me miratimin e Ligjit të ri për energjetikë dhe shtoi se diversiteti në furnizim me energji elektrike është kyç për zhvillimin e shtetit.


“Tranzicionin efikas të vendit drejt ekonomisë konkurruese do ta përshpejtojmë me realizim të diversifikimit në furnizimin me rritjen e konkurrencës në tregjet evropiane dhe me rritje të shfrytëzimit të burimeve ripërtëritëse të energjisë. Në këtë drejtim me rëndësi të veçantë është sigurimi dhe kontinuiteti në furnizimin me energji të amvisërive dhe kompanive, uljen e emisioneve të gazrave të qelqta dhe përmirësim i gjendjes së përgjithshme të mjedisit jetësor”, tha Zaev.

Ai shtoi se ndërtimi i gazpërçuesve dhe sistemeve gazpërçuese zhvillohet me temp të mirë dhe shtoi se një pjesë e komunave tashmë kanë përgatitur dokumentacion për ndërtim të sistemeve distributive të gazit natyror, ndërsa në fazën finale hyn edhe procesi i ndërtimit të ndërlidhjes interkonektive me sistemin gazpërçues.

Ushtruesja e detyrës ambasadore e SHBA-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Michaela Schwarzer-Bloom theksoi se SHBA-ja edhe deri më tani e ka mbështetur, ndërsa edhe më tej do të vazhdojë me mbështetje të zhvillimit të sektorit energjetik në Maqedoninë e Veriut.

“Teknologjia energjetike amerikane është e inkorporuar në disa nga infrastrukturat më të rëndësishme energjetike në rajon dhe më gjerë në Evropë. Shembull i këtillë është edhe bashkëpunimi me Greqinë për import të LNG gazit amerikan gjegjësisht gazit natyror të lëngshëm dhe në këtë drejtim e përshëndesim bashkëpunimin tuaj me Greqinë dhe ndërtimin e interkonektorit për gaz natyror”, tha Michaela Schwarzer-Bloom./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Po kërkoheshin nga Interpoli – policia në Ferizaj sekuestron katër vetura me targa franceze

Po kërkoheshin nga Interpoli – policia në Ferizaj sekuestron katër vetura me targa franceze

Kronika e Zezë
Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Politikë
Kalo në kategori