Në një intervistë për “Slloboden Peçat” kryeministri Zoran Zaev i bën thirrje opozitës që të bëhet pjesë e Qeverisë, por thekson se për këtë temë nuk bisedohet me liderin aktual të OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski.
“Ofrojmë bashkëpunim në çdo aspekt të mundshëm. Gjithçka që duhet të bëjmë, por patjetër që duhet të kesh dikë në anën tjetër për të folur. Po e them këtë për herë të parë, dua të hap një debat për qeveri të përbashkët, qeveri me opozitën. Por të ketë person me të cilin mund të bisedohet, me Mickovski nuk bisedohet. Ose, nëse ata kanë një person të arsyeshëm, e nëse ne nuk e kemi, le ta heqin Zaevin, vetëm që të dy palët të mund të flasin. Duhet ta bashkojmë popullin tonë, sepse për këtë kemi nevojë, ata e dinë këtë, dhe unë e di, njerëzit tanë janë shumë të përçarë”, tha mes tjerash Zaev.
Zaev propozimin e e krahason me qeverisjen në Gjermani, ku CDU dhe SPD kanë qenë në pushtet së bashku për 15 vjet. Ai gjithashtu thotë se në Zvicër, të gjithë janë në Qeveri, kështu që kush fiton është më i përfaqësuar ose është kryeministër. Në atë mënyrë, sipas Zaevit, bllokadat në Kuvend do të përfundojnë dhe gjithçka do të zgjidhet së pari në ekzekutiv.
“Unë u përpoqa në çdo mënyrë, thashë se mund të gjeja një zgjidhje me Gruevskin, por nuk mundem me Mickovskin. Nuk di çfarë të bëj tjetër! Ja tani po e hap edhe këtë, edhe pse kam mandat deri në vitin 2024, por edhe në rrethana të tilla hap mundësinë për të debatuar. Kur të duan ata, atëherë, nga nesër, pas zgjedhjeve lokale, kur të gjithë të jeni gati atëherë”, tha Zaev.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Konjuca: Festa e 9 Majit dëshmi e vendosmërisë së Kosovës në rrugën euro-integruese
Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend
Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it
Numërohen më shumë se gjysma e votave, këto janë rezultatet nga zgjedhjet kuvendare
"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?
Zona Zgjedhor nr 6: Këto janë rezultatet e fundit nga 77% e votave të numëruara
Kështu do të ndaheshin deputetët e Njësisë Zgjedhore 6 me 81% të vendvotimeve të numëruara
Taravari: Ndryshimi u kry, sapo u firmos liria e këtij vendi
Koalicioni VLEN feston në qytetin e Tetovës dhe Gostivarit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?