LAJMI I FUNDIT:

“Z-mobile” bën me banesë të re një familje në Ferizaj

“Z-mobile” bën me banesë të re një familje në Ferizaj

U bënë 10 vjet që “Z-Mobile” po vazhdon traditën për dhurimin e shtëpive për familjet në nevojë. Kësaj radhe ata kishin përzgjedhur për ta gëzuar një familje nga Ferizaj.

Drejtues të operatorit mobil këtë të diel ia kanë dorëzuar çelësat e banesës së re në Ferizaj, familjes Bislimi, familje kjo katër anëtarëshe, e cila përveç se pa shtëpi ka edhe njërin djalë të sëmurë.


Emocionet ishin të pashmangshme kur familjarët mësuan se banesa po iu dhurohej, pasi që fillimisht iu ishte thënë se “Z-Mobile” kishte gjetur një banesë me qira për ta.

Me rastin e dorëzimit të çelësave, drejtori i “Z-Mobile” Ernest Jusufi, tha se në vazhdën e dhurimit të shtëpive, këtë vit kanë zgjedhur të gëzojnë familjen Bislimi, duke iu bërë zgjidhje me sigurimin e një vendi të përshtatshëm për të jetuar. Iniciativë kjo, e themeluesit Blerim Devolli.

“Ne iu kemi vizituar juve dhe e kemi parë gjendjen e juaj dhe kemi vendosë me iu gëzu për këtë muaj të shenjtë, Ramazan. Si çdo vjet që gëzojmë nga një familje me nga një banesë. Ishalla e gëzoni dhe trashëgoni. Kështu që kjo tani është e juaja, bile së paku me ju heq një breng që është shumë e madhe, ajo e banimit. Urime”, tha ai.

Në këtë gëzim, në prag të festës së Bajramit, nuk munguan lotët.

Kështu Beqir Bislimi, i cili që nga sot së bashku me familje u bë me banesë të re u shpreh mjaft i emocionuar.

Bislimi: Falemnderit, Zoti ju shpërbleftë me të gjitha të mirat

“Faleminderit. Zoti ju shpërbleftë juve edhe pronarin e të gjithëve, me të gjitha të mirat”, tha ai.

Babai i dy djemve, Senadit dhe Amarit, rrëfeu për KosovaPress se sa e vështirë ishte jeta në një shtëpi të huaj, e cila nuk i plotësonte as kushtet elementare.

Teksa thotë se as komuna nuk i kishte ndihmuar deri më tash.

Për zonjën e të banesës së re, Nermina Bilslimin, tash edhe kujdesi për fëmijët do të jetë më ndryshe, pasi që siç thotë ajo, mjafton fakti që të vegjlit nuk do të rriten në lagështi dhe myk.

“Zoti e shpërbleftë pronarin! Zoti ju ruajtë krejtve! Zoti kabull ua bëftë”, u shpreh ajo.

Edhe djali i madh i familjes, Senad , i cili tashmë shkon në Qendër Burimore për fëmijët me aftësi të kufizuar, shprehet i gëzuar për banesën e re.

Aty ishte edhe hoxha. Tha se familja Devolli ka trashëguar këtë frymë të zemërgjerësisë nga i ati i Blerim Devollit, Bajrami, pasi që ky kishte qenë nismëtar i bamirësisë në qytetin e Pejës.

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori