YouTube festoi ditëlindjen e 15-të: Rrëfimi për platformën që ka sjellë revolucion te videot – por që kishte edhe “defektet” e saj
Pikërisht 15 vjet më parë, interneti dukej më ndryshe kur YouTube u regjistrua si platformë falas për shpërndarjen e videove.
Më 14 shkurt të vitit 2005, Facebook kishte vetëm një vit që nga lansimi, ndërsa MySpace mbizotëronte hapësirën e mediave sociale në atë kohë.
Po në të njëjtin vit u plasua edhe Reddit, ndërsa Twitter, Pinterest, Tumblr, Snapchat dhe Instagram dolën më vonë, duke pasuar me aplikacionet si Whatsapp, Vine dhe Twitch.
Po flasim për një kohë kur nuk kishte smartfone, ndërsa titujt si Youtuber e Influencer nuk ekzistonin, përcjell Telegrafi.
Ndërsa viti 2020 po karakterizohet me epokën e aplikacionit TikTok, statistikat e YouTube, kanë treguar se më shumë se një miliardë orë video janë shikuar çdo ditë nga dy miliardë përdorues.
Ajo është zgjeruar në 100 vende dhe 80 gjuhë të botës, pasi që adoleshentët tani aspirojnë të krijojnë përmbajtje në platformë madje të zhvillojnë edhe karrierën e tyre.
Sipas një raporti, një numër përdoruesish të madh kanë edhe Netflix, Hulu dhe Amazon Prime.
Më tej, analistët sugjerojnë që sipërmarrja e transmetimit të lojërave në YouTube gjithashtu është në rritje, duke konkurruar gjithnjë e më shumë me Twitch të Amazon – duke “vjedhur” shikuesit dhe madje po nënshkruajnë marrëveshje me krijuesit.
Hulumtimi në vitin 2018 sugjeroi që YouTube mbeti një nga faqet më të njohura në mesin e adoleshentëve.
Ngritet çështja se si ka përformuar YouTube që nga krijimi i saj, dhe a do t’i merr edhe shikuesit e Netflix?
“Platforma ka bërë një rrugë të gjatë që nga viti 2005”, ka thënë Jose Vargas, një krijues i popullarizuar në YouTube me mbi 3.2 milionë “subscribers”.
“Nëse YouTube do të përqendrohej më shumë në krijuesit e përmbajtjeve të tyre, në vend se të përpiqet të tërheqë shfaqje të famshme, unë mendoj se rritja e platformës mund të rivalizojë madje edhe shërbime të transmetimit, siç janë Hulu ose Netflix”, ka shtuar ai.
Ndërsa Brandon Lee, konsulent në YouTube dhe moderator i kanalit This is Tech Today, i tha Newsweek se shumë përdorues për të cilët ai ka folur nuk duket se kanë varësinë e Netflix, por ëndrra për të krijuar e plasuar diçka në Youtube.
“Temat që më së shumti i dëgjoj prej tyre është se si ata e ndjekin YouTube, si flasin për YouTubers e tyre të preferuar, madje si ëndërrojnë të bëhen YouTuber”.
Lee ka thënë se YouTube ka pasur edhe pjesën e sfidave ndër vite, përcjell Telegrafi.
Ai vuri në dukje se si webfaqja po përpiqet të kopjojë tiparet e interaktivitetit nga Twitch, një gjigant i drejtpërdrejtë i transmetimit në pronësi të Amazon, i cili ka rritur bazën e vet të përdoruesve besnikë të përqendruar në lojëra që prej fillimit në vitin 2011.
Twitch aktualisht tërheq 15 milionë vizitorë mesatarë, shifra këto të përditshme.
Mirëpo Lee shprehet optimist për YouTube.
“Unë mendoj se YouTube po përmirësohet – jam i ngazëllyer për vitet në vazhdim”, ka thënë Lee.
Për Wade Barnes, i cili krijon përmbajtje në YouTube nën emrin LordMinion777, hapi tjetër ka të ngjarë të jetë një zgjerim i përmbajtjes së tij ekzistuese premium, krahas transmetimit të drejtpërdrejtë.
Ai sugjeroi që së shpejti do të mund të garojë me Netflix ose Prime duke financuar përmbajtje më origjinale dhe duke zgjeruar shërbimet.
“Defektet” e Youtube
Kohët e fundit, platforma Google është kapluar me dezinformata ruse, me përhapjen e videove të teorive të konspiracionit dhe materiale të abuzimit të fëmijëve.
Në shumë raste, ajo është përballur me kritika për algoritmet e saj që rekomandojnë përmbajtje bazuar në pikëpamjet e një përdoruesi.
Në vitin 2017, faqja ndërmori veprime pasi videot që shfaqeshin, shfrytëzonin miliona klikime që ishin shikuar nga fëmijët.
Gjithashtu, YouTube krijoi superstarë të internetit nga përdoruesit e tyre, madje disa që kishin pak ide se si të ballafaqoheshin me famën.
Madje disa përfituan, dhe morën njohje globale pasi tërhiqnin audiencë e marka të mëdha, duke çuar në ngritjen e termit “Influencer”. Por ka pasur edhe disa prej tyre që pasuan me çështje të problemeve mendore.
Vetëm muajin e kaluar, The Verge raportoi se moderatorët e përmbajtjes së vetë YouTube duhej të nënshkruanin një dokument duke pranuar se roli mund të shkaktojë çrregullim stresi post-traumatik (PTSD).
Danielle Partis, redaktore dhe Influencer, sugjeroi se kohërat e mira mund të marrin fund nga perspektiva e krijuesve të rinj ose më të vegjël, përcjell Telegrafi.
“Unë mendoj se gjersa hyn edhe në fuqi më shumë legjislacioni, Youtube do të bëhet më pak i përdorur nga të gjithë, siç ishte edhe në fillim të plasimit të saj”, ka shtuar Partis.
“Është bërë gjithnjë edhe më e vështirë për krijuesit e vegjël që paguhen, dhe shuma që ata mund të fitojnë nga të ardhurat e reklamave ka rënë ndjeshëm në pesë vitet e fundit”.
Gjithsesi është e qartë që faqja ka transformuar rrënjësisht mënyrën se si prodhohet dhe konsumohet përmbajtja e videos.
Të themi të vërtetën, është e pamundur të parashikosh të ardhmen kur bëhet fjalë për teknologjinë.
Por ndryshe nga zhvendosja nga MySpace në Facebook e gjithë atyre viteve më parë, kur përdoruesit hodhën mënjanë webfaqen e tyre të preferuar për një tjetër në shkëlqim, YouTube nuk tregon asnjë shenjë që do të heq dorë nga pozicioni kryesor.
Është marka që ka plotë krijues, madje ka edhe përfitime.
Megjithatë, me gjithë ndikimin, Youtube ka rivalë më shumë se kurrë.
Nga IGTV në TikTok, secili po mundohet të ndërtojë rolin e vet, me shkallë të ndryshme suksesi.
Partis theksoi se njerëzit janë mësuar gjithnjë e më shumë të konsumojnë lloje të ndryshme të mediave në varësi të gjendjes shpirtërore.
“Sa i përket konkurrencës, Google qëndron vetëm. Ka platforma të tjera streaming, por asnjë platformë tjetër që plason video nuk është afruar të konkurrojë me YouTube”, ka thënë Partis ndër tjerash për Newsweek. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Epoka e Al ka filluar", deklaron shefi i Nvidia
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përdoruesit
Një tjetër ndryshim po vjen në versionet iOS dhe Android të Google Maps
Murdoch: Google, lider i piraterisë
Galaxy S25 Slim mund të vijë me një përmirësim të kamerës
CEO i Nvidia thotë se ne jemi ende disa vite larg nga një AI të cilës mund t'i 'besojmë shumë'
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A