Ballkani është shumë aktiv në afatin kalimtar dimëror, ku fillimisht po punon për shitjet, por nuk e ka lënë pas dore as afrimet e reja.

Pas largimit të Ermal Krasniqit drejt Cluj për një shumë rekord për futbollin tonë për 300 mijë euro, kampioni aktual po punon për afrimet.


Në krye të listës është zëvendësimi i Krasniqit, ku Telegrafi mëson se Yoan Marc-Olivier që luan te Malisheva është në krye të listës.

242287189 705215067087667 3404599784802099790 n 1

Sulmuesi anësor Marc-Olivier ka tash e sa vite që është pjesë e futbollit tonë, duke luajtur fillimisht për Istogun e pastaj për Malishevën.

Anglezi ka spikatur me fanellën e Malishevës në dy vitet e fundit, ku kërkesat për të ishin të shumta.

Duket se tashmë klubet kanë arritur marrëveshje për transferimin e tij te Ballkani, ku kanë mbetur edhe disa detaje të vogla për tu bërë zyrtarizimi.

241973173 703171187292055 2404188418831803721 n

Ballkani pritet të jetë aktiv edhe me prurje të tjera, varësisht sa do të ketë largime, pasi ofertat për Meriton Korenicën, Albion Rrahmanin dhe Lindon Emërllahun nuk mungojnë. /Telegrafi/

telegrafi sport app