Ymeri të rinjve: Votoni për Vetëvendosjen, për një Kosovë ndryshe

Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri i ka ftuar gjeneratat e viteve 1997, 1998 dhe 1999 që t’i bashkohen kësaj lëvizjeje.
Ai, përmes një postimi në Facebook, ua ka kujtuar atyre se kanë lindur në kohën e luftës, të çlirimit, të UNMIK-ut dhe të Pavarësisë, transmeton Telegrafi
Postimi i plotë i Ymerit:"Ju që keni lindur më 1997, 1998, 1999 lindët në kohën e protestës, luftës, lindët në kohën e çlirimit. Ju u rritët nën UNMIK, e ishit adoleshentë kur u shpallë Pavarësia. Gjatë tërë kësaj kohe Kosovës iu rrit mjerimi përkundër avansimit të lirisë formale. Sot keni moshën madhore. Në Republikën e Kosovës qytetarë të së cilës me të drejtë vote jeni bërë, lirinë ua zëvendësuan me skamje, mundësinë me mungesë perspektive, arsimin me beton e asfallt, bujqësinë me tregti, shëndetësinë me epidemi, industrinë me privatizim, vullnetin rinor me dëshpërim. Prandaj keni plotësisht të drejtë të jeni të pakënaqur, të indinjuar e të shqetësuar. Ju keni jetuar në një kohë tjetër. Ju nuk jeni vota tradicionale. Ju jeni vota progresive. Ju insistoni për një Kosovë ndryshe. Prandaj të bëhemi bashkë. Ta bëjmë ndryshimin bashkë. #meZemër #AlbinKurtikryeministër #35VETËVENDOSJE!", ka shkruar Ymeri. /Telegrafi/





















































