LAJMI I FUNDIT:

Ymeri: Albin, dil e thuaje qartë e zëshëm që homofobia është gabim dhe e patolerueshme

Ymeri: Albin, dil e thuaje qartë e zëshëm që homofobia është gabim dhe e patolerueshme

Ish-deputeti i partisë Socialdemokrate, Visar Ymeri ka thënë se refuzimi i Zyrës së Kryeministrit për mbulimin e Ndërtesës së Qeverisë me ngjyrat e Ylberit është i papranueshëm.

Ymeri këto komente i bëri përmes një postimi në Facebook, ku theksoi se nëse është e vërtetë që Zyra e Kryeministrit ka refuzuar të bëj një gjest të tillë, është i papranueshëm pasi, përkrahja eksplicite për të drejtat e LGBTQI është e vetmja përkrahje e mundshme.

“Përndryshe kalkulimi elektoral me të drejtat themelore të njeriut, e veçanërisht duke shpërfillur pozitën e vështirë të grupeve të diskriminuara, e dëmton jashtëzakonisht shoqërinë tonë. Nëse një politikan si Kurti, i cili tërë angazhimin politik e ka nën flamurin e barazisë e emancipimit, struket në rehatinë elektorale të konzervatorizmit e të traditës, dëmi për shoqërinë është shumëfish më i madh se sa ta bënte kushdo tjetër”, shkruan Ymeri.


Ymeri ka kërkuar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti që të deklarohet publikisht që homofobia është gabim dhe e patolerueshme.

“Një sprapsje e tillë e hedh poshtë tërë atë histori e përpjekje – për më tepër e shënjon emancipimin si të pamundshëm. Shumë më mirë do të kishte me qenë që të mos fliste fare për emancipim se sa të heq dorë pikërisht në momentin kur potencialin emancipues e ka më të lartin. Albin, dil e thuaje qartë e zëshëm: Secila/secili ka të drejtë të jetojë ashtu siç do vet, ta dojë atë që ka dëshirë. Thuaje që homofobia është gabim dhe e patolerueshme”, shkruan Ymeri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Politikë
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Kalo në kategori