Seriali hit “Squid Game” ka katapultuar modelen koreane Jung Hoyeon në yjet ndërkombëtare.

HoYeon mahniti audiencën me performancën e saj bindëse si dezertor i Koresë së Veriut Kang Sae-byeok.

Ajo ka dhënë këshilla bukurie, e disa prej tyre ua sjellim më poshtë:

Ajo pi shumë ujë dhe gjithmonë përdor krem ​​mbrojtës nga dielli

Për aktoren, hidratimi është thelbësor për lëkurë të mirë. Ajo gjithashtu e ka bërë të qartë se e merr seriozisht mbrojtjen nga dielli. “Pirja e dy litrave ujë në ditë, larja e fytyrës vetëm me ujë kur është mëngjes, mos e prekni fytyrën shpesh me duar dhe sigurohuni që të përdorni krem ​​mbrojtës nga dielli! Mundohem të mos i jap lëkurës sime një stimulim të fortë dhe përpiqem të mbroj sa më shumë lëngjet dhe vajrat që vijnë nga trupi im!”, tha ajo për revistën W.

Ajo di shumë mirë si bëhet masazhi i fytyrës

Nëse dikush mund të na flas mbi fuqinë e masazhit të fytyrës, është ajo “Nëse fytyra juaj është e fryrë, shtypni këtë pikë. Kjo është e mirë për qarkullimin”, shpjegoi Hoyeon në një video për Vogue. Masazhet e fytyrës janë të shkëlqyera për të zbutur fytyrën dhe për të dhënë një shkëlqim të shëndetshëm duke stimuluar qarkullimin e gjakut.

Ajo ka rrëfyer rutinën për ta mbajtur lëkurën e saj të duket sa më mirë

Sipas të njëjtës video nga Vogue, pasi tonifikoi dhe para se të hidratonte fytyrën me kujdesin e personalizuar të lëkurës nga Clinique, ajo aplikon esencën.

View this post on Instagram

A post shared by HoYeon Jung(Chung) (@hoooooyeony)

Ajo lyen buzët me dy tone ngjyrash

Kush e dinte që lyerja e buzëve me ngjyrë kafe dhe të kuqe do të dukej aq mahnitëse? Në videon për Vogue, ylli në rritje demonstroi se si arrin këtë pamje.