“Ylli i ri në ngritje i Kosovës” – Unioni Evropian i Xhudos shkruan për Laurën e ARTË
![“Ylli i ri në ngritje i Kosovës” – Unioni Evropian i Xhudos shkruan për Laurën e ARTË](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/08/laura-fazliu-780x439.png)
Unioni Evropian i Xhudos i ka kushtuar një artikull special Laura Fazliut, pas triumfit që mori xhudistja jonë në Mastersin që u mbajt në Budapest të Hungarisë.
Sportistja 22-vjeçare ia doli që t’i fitonte të gjitha luftërat me spektakël, për të rrëmbyer medaljen e artë në kategorinë deri në 63 kilogramë.
“Medaljen e artë e ka Laura Fazliu nga Kosova. 22-vjeçarja ende flet vetëm pak anglisht”, kështu e ka filluar shkrimin Unioni Evropian i Xhudos.
Ata kanë intervistuar Distria Krasniqin, që fitoi dje (e premte) medaljen e argjendtë në këtë turne.
“Për mua kjo fitore (e Laura Fazliut) nuk është befasi. Ishte vetëm çështje kohe derisa ajo të festonte fitoren e saj të parë në turneun botëror. Laura është ylli në rritje i xhudos për ne. Ajo është pasardhësja jonë. Ajo u largua nga shtëpia e saj në Mitrovicë në moshën 14 vjeçare dhe që atëherë është duke u stërvitur me ne në Prishtinë”, ka thënë Distria për uebfaqen e tyre.
Pëër suksesin e madh të Laurës ka folur edhe trajneri i saj, Driton Kuka, që ka thënë se ajo çfarë bëri 22-vjeçarja është e pabesueshme.
“Është e pabesueshme se çfarë bëri ajo sot. Laura e meritonte të fitonte dhe padyshim që ka ende vend për përmirësim. Ajo është shpresa jonë e madhe për Los Angeles 2028, por në këtë formë ajo është gjithashtu e mirë për një medalje olimpike në Paris vitin e ardhshëm. Jam shumë krenar”, ka thënë trajneri Kuka.
Natyrisht se në këtë artikull nuk kishte se si të mungonte edhe Fazliu, që suksesin e saj e përshkroi si diçka që e ka përgatitur me shumë mund
“Që mund të qëndroj sërish në podium si në Jerusalem, e prisja këtë. Por, të marr medaljen, të festoj fitoren time të parë në turneun botëror, kjo është befasuese edhe për mua. U ndjeva shumë mirë që nga lufta e parë sot, nuk isha nervoz. Mendoj se e meritova fitoren sot. Mësova nga gabimet e mia në Jerusalem. Kur e dija se do të luftonim sërish me njëra-tjetrën në finale, mendova se mund t’i befasoja. Unë arrita ta bëj këtë. Fitimi i Masters është një hap i madh për mua. Mirëpo, synimi i madh për mua mbetet një medalje olimpike”, ka potencuar xhudistja jonë për Unionin Evropian të Xhudos. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Një rivalitet i ri i madh po lind në Evropë dhe ja sa larg do të jenë stadiumet e tyre](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/s-780x439.png)
Një rivalitet i ri i madh po lind në Evropë dhe ja sa larg do të jenë stadiumet e tyre
![Reagimi i sinqertë i Oleksandr Usyk ndaj pensionimit të Tyson Furyt - por ukrainasi ka dyshime](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/usyk-780x439.jpeg)
Reagimi i sinqertë i Oleksandr Usyk ndaj pensionimit të Tyson Furyt - por ukrainasi ka dyshime
![Shitja e Viniciusit për shifrën rekorde? Reali përgatit transferimet më të mëdha në historinë e futbollit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vinicius-perez-780x439.png)
Shitja e Viniciusit për shifrën rekorde? Reali përgatit transferimet më të mëdha në historinë e futbollit
![Man City fiton betejën e madhe ligjore ndaj Ligës Premier – kjo e çon kampionatin në kaos](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-14-221655-780x439.jpg)
Man City fiton betejën e madhe ligjore ndaj Ligës Premier – kjo e çon kampionatin në kaos
![Ish-legjenda angleze godet Man United: Ata nuk janë më një ekip gjigant i futbollit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-14-220903-780x439.jpg)
Ish-legjenda angleze godet Man United: Ata nuk janë më një ekip gjigant i futbollit
![Futbollisti i cili ishte pjesë e](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/guo-jiaxuan-780x439.png)
Futbollisti i cili ishte pjesë e "skuadrës speciale" të Bayern Munichut pëson vdekje cerebrale nga lëndimi në kokë
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Pas përhapjes së fotografive në gjendje jo të mirë shëndetësore, Bebe Rexha reagon ashpër në Instagram: As e sëmurë nuk mund të jesh në paqe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/bebe-780x439.jpg)
Pas përhapjes së fotografive në gjendje jo të mirë shëndetësore, Bebe Rexha reagon ashpër në Instagram: As e sëmurë nuk mund të jesh në paqe
![Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/e4b3e67c-dbb2-4803-b7b0-d1371debac6c-780x439.jpg)
Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët
![Reagimi i sinqertë i Oleksandr Usyk ndaj pensionimit të Tyson Furyt - por ukrainasi ka dyshime](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/usyk-780x439.jpeg)
Reagimi i sinqertë i Oleksandr Usyk ndaj pensionimit të Tyson Furyt - por ukrainasi ka dyshime
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/egli-gjesti-1-780x439.png)
"Me mua asnjëherë nuk ka pasur lojë" - Pas injorimit, Egli ende beson në sinqeritetin e Gjestit
![Tyson Fury ka filluar një 'punë të re' disa javë pasi u pensionua nga boksi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fury-780x439.png)
Tyson Fury ka filluar një 'punë të re' disa javë pasi u pensionua nga boksi
![Kosova pa 193 njohjet e premtuara](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/281289382_741900460152277_3996124371227527709_n-780x439.png)
Kosova pa 193 njohjet e premtuara