Ylli i “Modern Family”, Eric Stonestreet flet për humbjen në peshë dhe betejën me diabetin: Isha i turpëruar

Ylli i “Modern Family”, Eric Stonestreet, 53 vjeç, zbuloi se ka humbur ndjeshëm peshë falë ilaçit Mounjaro, i cili përdoret për trajtimin e diabetit të tipit 2.
Në një fushatë të re me nënën e tij Jamey, ai tregoi se për shumë vite e kishte fshehur diagnozën, edhe nga familja dhe miqtë më të afërt.
“Ndihesha i turpëruar dhe nuk doja t’ia tregoja askujt”, tha ai për People, shkruan DailyMail.
Diagnostikuar në vitin 2009, në kohën kur nisi rolin e Cameron në “Modern Family”, ai fillimisht nuk e mori seriozisht sëmundjen.
Por, me kalimin e kohës dhe përballë pasojave të rënda që kishte parë te i ati, vendosi të ndërmarrë një ndryshim të madh.
Pasi filloi terapinë me Mounjaro në maj 2022 dhe filloi të angazhohej më shumë në stilin e jetesës, ai ndjeu përmirësime të mëdha në shëndet dhe mirëqenie.
“Nuk është vetëm për peshën — më ka ndryshuar qasjen ndaj të ushqyerit dhe aktivitetit fizik”, u shpreh ai.
Aktori u shpreh i lumtur që tani mund të jetë një prind më i shëndetshëm për djemtë binjakë të fejuarës së tij dhe shtoi: “Kam më shumë energji, jam më i lehtë në këmbë. Ndihem mirë dhe dua të vazhdoj kështu.” /Telegrafi/


































































