Ylli i Real Madridit u përshëndet me të gjithë, por klubi anuloi ofertën në momentet e fundit

Mbrojtësi i majtë i Real Madridit, Fran Garcia, ishte shumë pranë largimit nga klubi gjatë këtij afati kalimtar, por transferimi i tij përfundoi papritur pa sukses.
Sipas raportimeve nga Marca, Garcia u kishte thënë lamtumirë të premten bashkëlojtarëve dhe stafit teknik të “Los Blancos”, duke qenë i bindur se do të transferohej në formë huazimi te Bournemouth, skuadër që garon në Ligën Premier.
Megjithatë, për habinë e mbrojtësit spanjoll, drejtuesit e Real Madridit vendosën ta refuzojnë ofertën e klubit anglez në momentet e fundit, duke bërë që marrëveshja të dështonte.

Vendimi i klubit madrilen e ka zhgënjyer Garcian, i cili thuhet se ka kërkuar leje për t’u stërvitur i vetëm ditën e shtunë, si shenjë pakënaqësie ndaj situatës së krijuar.
Fran Garcia e shihte huazimin te Bournemouth si një mundësi ideale për të ringjallur karrierën e tij, pasi këtë sezon ka hasur vështirësi në sigurimin e minutave të rregullta, kryesisht për shkak të konkurrencës së fortë nga Alvaro Carreras./Telegrafi/


















































