Ylli i Man Unitedit drejt Romës? Italianët me plan sekret, gati oferta që mund ta bind skuadrën angleze

Roma po përgatitet për një lëvizje të madhe në merkaton e janarit dhe emri kryesor në listën e drejtorit Tiago Pinto mbetet Joshua Zirkzee.
Sipas “Corriere dello Sport”, klubi kryeqytetas ka vendosur ta finalizojë transferimin e sulmuesit gjatë dimrit, pavarësisht kostos së lartë të agjentit – një element që në raste të tjera do t’i trembte klubet italiane, por që në këtë operacion nuk po shihet si pengesë reale.
Roma e ka të qartë se Manchester United nuk pranon huazim të thjeshtë dhe as me opsion blerjeje. Anglezet kërkojnë garanci të forta financiare, ndërsa “verdhekuqtë” janë të gatshëm t’i japin pikërisht këtë garanci – por me një formulë të personalizuar për situatën aktuale të klubit.
Plani i Romës është që Zirkzee të vijë në huazim me detyrim blerjeje, një formulë që United e sheh me sy pozitiv. Megjithatë, ekziston një kusht i vetëm që do ta aktivizonte detyrimin: Kualifikimi në Ligën e Kampionëve.

Nëse skuadra e De Rossit siguron top-katërshen në Serie A, atëherë transferimi bëhet automatik dhe Zirkzee përfundimisht do të blihet. Në të kundërt, Roma ruan mundësinë të mos e aktivizojë klauzolën, duke shmangur një investim të madh në rast se objektivi madhor nuk arrihet.
Aktualisht, Roma renditet në vendin e dytë pas 11 javësh kampionat – një nisje e fortë, por jo vendimtare. Diferencat në klasifikim mbeten shumë të ngushta dhe gara për Ligën e Kampionëve pritet të jetë e ashpër deri në javën e fundit.
Pritet që bisedimet mes palëve të intensifikohen në ditët e para të janarit, me Romën që e sheh holandezin si një investim afatgjatë dhe si profil ideal për qendrën e sulmit./Telegrafi


















































