LAJMI I FUNDIT:

Ylli i Chelseat i kërkon falje Pochettinos që e gjuajti me shishe në ndeshjen ndaj Arsenalit

Ylli i Chelseat i kërkon falje Pochettinos që e gjuajti me shishe në ndeshjen ndaj Arsenalit

Sulmuesi i Chelseat, Cole Palmer ka kërkuar falje pasi ka zbuluar se aksidentalisht hodhi një shishe në drejtim të trajnerit Mauricio Pochettino gjatë barazimit 2-2 ndaj Arsenalit disa ditë më parë.

20-vjeçari u zëvendësua pas 84 minutave lojë në “Stamford Bridge” të shtunën, teksa paraprakisht kishe shënuar një penallti në minutën e 16-të të takimit.

“Blutë e Londrës” kanë qenë duke kryesuar me rezultat 2-1 kur Palmer u largua nga fusha, por pak minuta më vonë ishte Leandro Trossard ai që shënoi për mysafirët dhe barazoi shifrat.


Kjo ndeshje la një shije të hidhur për të besuarit e Pochettinos, të cilët kishin më shumë raste për gol se sa Arsenali, por që dështuan që të finalizonin ato.

Palmer me t’u larguar nga fusha u ndje i zhgënjyer dhe reagoi duke hedhur një shishe.

Për fat të tij të keq shishja shkoi në drejtim të trajnerit Pochettino. Sidoqoftë, ish-ylli i Manchester Cityt ka zbuluar për uebfaqen zyrtare të klubit se nuk e ka bërë me qëllim.

“Kur ata shënuan golin e dytë unë isha duke pirë ujë. Unë e hodha shishen anash siç bëjmë gjithmonë, nuk ishte me qëllim”, u shpreh anglezi.

“Unë vetëm e pash teksa e goditi trajnerin. I kërkova falje pas ndeshjes, shpresoj që ai nuk do të më ul në bankë për shkak të asaj”.

Palmer do të shpresojë të ndihmojë skuadrën e tij të kthehet përsëri tek fitore kundër rivalëve të tjerë londinez Brentford dhe të zgjasë serinë prej tri ndeshjesh pa humbje deri më tash në ligë./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Premier League
Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

La Liga
Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Ndërkombëtare
INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

Premier League

"Remuntada" apo pasqyrë e ndeshjes së parë? Haaland në bankinë, Reali me një ndryshim - formacionet zyrtare

Liga e Kampionëve
Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori