Henrikh Mkhitaryan pritet të jetë futbollisti i radhës që do të largohet nga Borussia e Dortmundit.
Mesfushori ofensivë është duke u kërkuar në kampionatin anglez nga ish-kampioni Chelsea.

Sipas medieve gjermane dhe atyre angleze skuadra londineze ka nisur bisedimet me agjentin e lojtarit.


27-vjeçari ka shkëlqyer me fanellën e Dortmundit që nga transferimi i tij në vitin 2014 nga Shakhtar Donetzk.

Për ta bërë të vetin armenin, Chelsea duhet të paguaj rreth 35 milionë euro. /Telegrafi/

telegrafi sport app