Yll Limani bëhet nostalgjik në ditëlindjen e tij, publikon një imazh të veçantë nga fëmijëria (Foto)

Këngëtari Yll Limani feston sot (e diel) ditëlindjen e tij të 23-të.
Me këtë rast ia ka marrë plot urime të përzemërta nga miqtë, kolegët e familjarët e tij.
Ylli në këtë ditë është bërë shumë nostalgjik, duke vendosur që për ndjekësit e tij në rrjetin social Instagram, të publikojë një fotografi shumë të veçantë.
Ai ka publikuar një imazh nga fëmijëria, atëherë kur stili i Yllit ishte krejt ndryshe: një djalë i vogël me flokë kaçurrela.

"Shumë urime për ty i vogli Ylli, edhe 100" (sic.), ka shkruar këngëtari Limani në mbishkrimin e kësaj fotografie.
Ndërkohë, vetëm pak minuta më vonë, ai ka publikuar edhe një tjetër fotografi ku shfaqet duke prerë tortën e ditëlindjes së tij. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
24/09/2017
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate
































































