Yjet që nuk janë me origjinë amerikane, të dhëna befasuese (Foto)

Mendoni se i njihni mirë të famshmit tuaj të preferuar? Epo, disa nga ju do të mund të befasoheni kur të kuptoni origjinën e vërtetë të tyre.
Shumëkush e merr të mirëqenë diversitetin që ekziston brenda industrisë së argëtimit në SHBA – dhe atë falë shkrirjes së natyrshme të telenteve nga mbarë bota brenda kulturës dhe artit që krijohet në këtë vend.
Prandaj, ndoshta shumica e dijnë se aktori i famshëm Anthony Hopkins ka prejardhje britanike, apo se ylli i sotëm i muzikës Justin Bieber vjen nga Kanadaja. Megjithatë, do të mund të befasoheshit me disa të famshëm të tjerë – që mund të keni menduar se janë amerikanë, por, që në fakt, kanë prejardhje nga shtetet tjera.
Të shohim se kush janë ata:1. Charlize Theron
Menduat se Charlize është një bukuroshe tipike amerikane – do t’ju zhgenjejmë. Ajo ka lindur në Benoni të Afrikës së Jugut.
Ndoshta ju duket fakt i çuditshëm, por Martin ka lindur në Frankfurt të Gjermanisë.
Keni menduar se personaliteti i këtij komiku është kryekëput amerikan? Jo, ai vjen nga Newmarket, Ontario, Kanadë.
Edhe një kanadeze. Seks-bomba Pamela ka lindur në Ladysmith, në British Columbia të Kanadasë.
Aktorja seksipile, Mila shkoi për të jetuar përtej oqeanit nga qyteti Chernivtsi i Ukrainës.
Keni menduar se Nicki vjen nga Xhamajka? Jo, ajo ka lindur në Saint James, në Trinidad dhe Tobago.
Ndoshta keni menduar se Keanu është lindur në Havai? Jo, jo – ai u lind në Bejrut, në Liban.
Po, Natalie është hebreje – madje dhe ka lindur në Jerusalem, në Izrael.
Bruce ka lindur në Idar-Oberstein, në Gjermaninë Perëndimore. Megjithatë, ky fakt nuk e bën më pak amerikan yllin e filmave “ Die Hard”, apo jo? /Ngjyra.com/



















































