LAJMI I FUNDIT:

YIHR reagon për situatën e krijuar pas deklarimeve të Shkëlzen Gashit

YIHR reagon për situatën e krijuar pas deklarimeve të Shkëlzen Gashit

Youth Initiative for Human Rights Kosova (YIHR-KS) – Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë, thotë se është duke e përcjell me shqetësim situatën e krijuar pas deklarimeve të Shkëlzen Gashit në lidhje me krimet e kryera gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Pëemes një reagimi, YIHR thotë se Gashi në një ndër paraqitjet e tij publike kishte shtjelluar çështjen e krimeve të luftës dhe rëndësinë që drejtësia të vendoset për të gjitha viktimat civile të luftës së fundit në Kosovë, pa dallim etnie apo çfarëdo identiteti tjetër personal, duke përmendur edhe krimet qe supozohet se mund të jenë kryer nga individë që i përkisnin Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.


“Ne, si organizatë e përkushtuar në fuqizim të procesit të drejtësisë tranzicionale, bëjmë thirrje që ky diskutim të ketë për fokus drejtësinë që duhet vendosur për viktimat dhe të mbijetuarit pa dallim, para, gjatë dhe pas luftës në Kosovë. Drejtësia nuk duhet të verbohet nga etnia apo religjioni i viktimave dhe i kryerësve të këtyre krimeve. Drejtësia duhet të jetë e qasshme për të gjithë”, thuhet në reagim.

“Meqë jemi në prag të shënimit të Ditës Kombëtare të Personave të Pagjetur, është jetike që e gjithë shoqëria kosovare të njoh dhe të kujtojë të gjitha viktimat e luftës së fundit në Kosovë. Pas rreth 20 vitesh heshtje, kolektivisht duhet të kërkojmë nga institucionet e Kosovës përgjegjësinë ligjore dhe morale që kanë për të zgjidhur çështjen e personave të pagjetur, të vendosin drejtësi dhe të ndalojnë glorifikimin e personave që kanë kryer krime lufte”, thuhet në reagim.

“Sipas Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë, nga 1 janari i vitit 1998 deri me 31 dhjetor 2000, në Kosovë kanë humbur jetën dhe/apo janë zhdukur 10,093 civilë, nga ta 8,645 shqiptarë, 1,013 serbë, 262 rom, ashkali dhe egjiptian, 84 boshnjakë dhe 203 të përkatësive tjera etnike”.

“Ne besojmë se shoqëria jonë nuk do të mund të ketë pajtim dhe paqe të qëndrueshme pa u sjellë drejtësi për të gjithë viktimat, të mbijetuarit/at e dhunës seksuale dhe personat e pagjetur, pa dallime etnike si dhe pa u adresuar të gjitha çështjet tjera që lidhen me të  kaluarën tonë”, thuhet në reagimin e YIHR-KS.

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori